Kanuni i Labėrisė

Rendesia e botimit

Home
Prof. Dr. Ismet Elezi
Falendrim
Parathenie
Rendesia e botimit
Qellimi i botimit
Burimet e normave
Zhvillimi historik e kanunit
Mbledhja e normave te kanunit
Emertimi i Kanunit
Permbajtja e Kanunit
Struktura e botimit, praktika kanuore, konsulta para botimit
Dita e promovimit
Historia e sė drejtės penale
Zhvillimi historik i mendimit teorik - juridik shqiptar
Ilir Balili
Zeri i Amerikes

1. Rėndėsia e botimit tė Kanunit tė Labėrisė

 

Parė nga kėndvėshtrimi, jo vetėm i shtrirjes gjeografike tė saj, por edhe nga kėndvėshtrime tė tjera, botimi i Kanunit tė Labėrisė, paraqet rėndėsi historike, etnokulturore, juridike dhe kombėtare.

Populli i Labėrisė, sikurse i gjithė populli shqiptar, i shquar pėr atdhedashuri e trimėri, ka bėrė qėndresė shekullore dhe luftėra kundėr pushtuesve tė huaj, pėr liri e pavarėsi kombėtare, pėr tė ruajtur vetėqenien, identitetin kombėtar, gjuhėn, zakonet e traditat e veta kulturore tė trashėguara nga paraardhėsit e tyre – ilirėt.

Kėtė e favorizonte edhe pozicioni gjeostrategjik, me terren malor e bregdetar dhe me potencial tė madh njerėzor, luftėtarėsh me pėrvojė.

Pėr kėtė dėshmojnė, veē tė tjerash, kryengritjet e Himarės nė shekujt e parė tė pushtimit turk, qė patėn jehonė edhe jashtė vendit, kryengritjet e  Kurveleshit nė vitet 1831-1839 e sidomos ajo e vitit 1847, e udhėhequr nga luftėtari i shquar Zenel Gjoleka nga Kuēi. Kryengritjet nė Labėri vazhduan kundėr reformave tė Tanzimatit nė vitin 1908, kryengritja e pėrgjithshme pėr fitoren e pavarėsisė kombėtare nė vitin 1912.

Nė vargun e tyre mund tė pėrmendet edhe Lufta e Vlorės kundėr pushtuesve italianė nė vitin 1920 e deri tek epopeja e lavdishme e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare (1939-1944), nė tė cilėn populli i Labėrisė tregoi vlerat e larta tė atdhedashurisė, heroizmin masiv pėr liri, pavarėsi e demokraci.

Shembulli i gjallė i Labėrisė, ashtu si ai i trevave tė tjera tė Shqipėrisė deri nė Kosovė e mė gjerė ku banojnė shqiptarė, nė luftėn pėr liri e pavarėsi kombėtare kundėr pushtuesve tė huaj, ėshtė tepėr domethėnės pėr tė vėrtetuar ato qė ka thėnė albanologia e njohur angleze Edith Durham se: “Perandoritė e tjera erdhėn e ikėn, por ato kaluan mbi shpinėn e shqiptarit, si ujėt mbi shpinėn e rosės… dhe ai ruajti zakonet dhe identitetin e tij”(Durham: Brenga e Ballkanit 1991, f.104). Kjo ishte vetėmbrojtje e mirėfilltė shoqėrore pėr individėt dhe shoqėrinė.

2. Nė Kanunin e Labėrisė sanksionohen nė unitet etika, njė sistem vlerash tė larta morale si dhe parimet themelore juridike tė mbrojtjes sė nderit, burrėrisė, fisnikėrisė, besės, mikpritjes, bujarisė, parimet e barazisė, sė gjakut, tė lirisė, ashtu siē pasqyrohen nė tė drejtėn zakonore mbarėshqiptare. Por nė asnjė rast e drejta zakonore nuk mund tė idealizohet dhe fetishizohet se ėshtė produkt historik i kohėve nė tė cilat ka vepruar.

Pėr ngjashmėrinė e vlerave morale dhe tė parimeve juridike tė sė drejtės zakonore shqiptare me ato tė grekėve tė vjetėr tė pėrshkruara nė Illiadėn e Homerit dhe nė veprat e Sofokliut, Eskilit etj. kanė shkruar mjaft studiues tė huaj qė nga gjysma e shek.19-tė. Edhe nė kohėn e tanishme studiuesi nga Japonia e largėt prof. Kazuhiko Yamamoto, i cili ka bėrė hulumtime tė posaēme pėr problemet e etikės sė Kodit zakonor (Kanunit) shqiptar nė planin krahasues, shpreh mendimin se: “Edhe struktura etike e shoqėrisė homerike, e pėrbėrė nga besa, nderi, miku, gjaku, buka dhe hakmarrja duket se i pėrket kategorisė etike tė njė shoqėrie pa autoritet shtetėror, pėrfaqėsuar mė sė miri nga struktura etike e Kanunit”.[1]

Ky krahasim i pėrshtatet mė mirė Kanunit tė Labėrisė, pėr shkak tė fqinjėsisė sė saj me Greqinė dhe tė marrėdhėnieve e tė ndikimeve mė tė mėdha tė ndėrsjellat nė kulturėn e jetėn e tė dy popujve qė nga lashtėsia. Tė dy popujt kanė dhėnė e kanė marrė nga njėri tjetri.

Ky opinion i autorit tė paanshėm japonez ka rėndėsi pėr tė treguar lashtėsinė e kulturės sė popullit shqiptar, bashkėkohėse me atė tė grekėve tė vjetėr. Ai shėrbeu  pėr tė sqaruar se ky sistem i vlerave nė njė shoqėri pa autoritet shtetėror ushtron e mban gjallė sensin e drejtėsisė nė kėtė shoqėri. Kėto pikėpamje shpreh edhe autori austriak Valter Peinsipp.[2]

Aty shprehet qartė filozofia popullore pėr tu vetėqeverisur me drejtėsi, sipas rregullave (normave) tė sė drejtės zakonore, tė rrėnjosura nė mendje, tė cilat i tregojnė se ēfarė ėshtė e drejtė dhe ēfarė jo, se ē’duhet bėrė e ēfarė jo, sesi tė sillet njeriu.

Dhe kėtė drejtėsi populli i saj nuk mund ta gjente kurrė nė ligjet e shteteve tė huaj pushtues, por ai krijoi dhe jetoi me tė drejtėn zakonore tė tij,me ligjet e veta tė pashkruara, tė trashėguar brez pas brezi nga tė parėt, pėr vetėmbrojtjen e bashkėsisė dhe vetėqeverisjen nė njėsitė vendore. Kėtu qėndron thelbi i Kanuneve shqiptare. Kjo filozofi e ligjit siē shprehet E.Durham, qėndron edhe mbi “dhjetė urdhrat e zotit”.

3. Kanuni ėshtė dėshmi e gjallė se bashkėsia labe, qė kur nuk ekzistonte autoriteti shtetėror e nė vazhdimėsi, nuk ka jetuar nė anarki e nė arbitraritet, por ka  ruajtur e zbatuar  normat e sė drejtės zakonore pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore nė mes njerėzve nė fusha tė ndryshme tė jetės. 

Kėto norma janė krijuar si rezultat i zhvillimit tė marrėdhėnieve shoqėrore – ekonomike tė grupit etnik dhe kanė vepruar brenda tij nė truallin e Labėrisė. Si formė e vetėdijes shoqėrore ato kanė hyrė thellė nė shpirtin e kėtij etnosi dhe janė respektuar e zbatuar me fanatizėm nga bashkėsia dhe ēdo pjesėtar i saj, krejt natyrshėm, sipas traditės sė pėrditshme, tė pranuar nga tė gjithė, pa forcėn e shtetit, aq sa do ta kishte zili edhe ēdo shtet i sotėm pėr zbatimin e ligjeve.

Kuptimi dhe rėndėsia qė ka pasur nderi pėr popullin e kėsaj bashkėsie kanė luajtur rol tė madh nė zbatimin e Kanunit.

Veē traditės e normave tė moralit, qė kanė qenė faktori kryesor, pėr zbatimin e Kanunit kanė ushtruar ndikim edhe feja e organizmat e vetėqeverisjes vendore, Kėshilli i pleqve, gjyqi i pleqve dhe Kuvendi i burrave me autoritetin e tyre patriarkal.

Respektimi i kėtyre normave lidhej ngushtė me vetėqenien e  vetėqeverisjes sė kėtyre bashkėsive dhe tė prestarėve tė tyre, kurse mosrespektimi e vinte nė rrezik jetėn kolektive tė bashkėsisė e tė individėve.

Kėto rrethana kanė pėrcaktuar qė bashkėsitė dhe organizmat e vetėqeverisjes vendore tė reagojnė ashpėr ndaj tė gjitha sjelljeve me rrezikshmėri shoqėrore, me qėllim ruajtjen e unitetit tė bashkėsisė dhe mbrojtjen e individit. Natyrisht format dhe mėnyrat e reagimit kanė ndryshuar gjatė zhvillimit historik tė shoqėrisė labe qė nga bojkotimi, dėbimi e deri te vrasja e fajtorit. 

Nė kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar tė pavarur, nuk kishte kushtetutė e ligje tė tij, kanuni luante rolin e Kushtetutės pėr rregullimin e marrėdhėnieve juridike tė popullsisė sė njėsive tė vetėqeverisjes vendore, pėrfshirė edhe Labėrinė.



[1] The etical structure of Kanun and cultural implications, pėrkthyer nė shqip nga dr Selahedin Velaj, f.215, SHBA 2005

[2] Valter Peinsipp, Populli i  shqipeve tė malit Mirdita 2005, f.37-38, 108-109 e nė vazhdim

Enter supporting content here

lineee011.gif

Kanuni i Laberise