Kanuni i Labėrisė

Zeri i Amerikes

Home
Prof. Dr. Ismet Elezi
Falendrim
Parathenie
Rendesia e botimit
Qellimi i botimit
Burimet e normave
Zhvillimi historik e kanunit
Mbledhja e normave te kanunit
Emertimi i Kanunit
Permbajtja e Kanunit
Struktura e botimit, praktika kanuore, konsulta para botimit
Dita e promovimit
Historia e sė drejtės penale
Zhvillimi historik i mendimit teorik - juridik shqiptar
Ilir Balili
Zeri i Amerikes

Kete interviste mund ta shikoni duke klikuar ne kete link

ismet.jpg

Heqja e imunitetit kėrkon studim, jo nxitim
Bisedė me profesorin e njohur tė ēėshtjeve juridike, Ismet Elezi
 
Ilirian Agolli
15.07.2012

Qarqet politike nė Tiranė janė pėrfshirė sė fundi nė debate tė reja dhe nisma ligjore pėr heqjen e imunitetit tė zyrtarėve. Juristė tė njohur nė Shqipėri mendojnė se deputetėt nismėtarė pėr kėto ndryshime ligjore nuk janė konsultuar me ekspertė pėr tė nxjerrė amendamente profesionale. Profesori i njohur i juridiksionit penal nė Shqipėri, Ismet Elezi, mendon se imuniteti nuk ėshtė pengesė kryesore nė goditjen e korrupsionit tė zyrtarėve tė lartė. Profesor Elezi foli edhe pėr gjakmarrjen, qė po trondit opinionin me disa vrasje kohėt e fundit, njė dukuri kjo qė ai e studion prej vitesh. 

Zėri i Amerikės:  Profesor Elezi! Kohėt e fundit ėshtė ringjallur pėrsėri debati pėr heqjen e imunitetit tė politikanėve zyrtarėve tė lartė shtetėtorė. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė temė qė po rikthehet nė parlament, madje edhe me disa nisma ligjore qė janė depozituar nė komisionin e ligjeve?

Prof. Ismet Elezi:  Mendoj se imuniteti nuk ėshtė faktori kryesor qė pengon tė mos luftohet korrupsioni, megjithatė shqyrtimi i tij ėshtė i nevojshėm. Nuk e mohoj qė ėshtė e nevojshme qė prokuroria tė jetė mė e lirė, tė ketė mundėsi dhe hapėsira mė tė gjera pėr tė vepruar. Kjo anė meriton vėmendje, meriton kujdes dhe duhen rishikuar detaje nė kėtė drejtim.
Ana tjetėr e problemit: Imuniteti sot garanton qė deputeti tė flasė lirisht nė parlament, tė thotė tė gjitha mendimet e tij pa asnjė pengeė. Imuniteti sot garanton qė deputeti tė mos preket e tė mos ndalohet etj. Nga kjo pikėpamje, ai ėshtė njė atribut qė forcon parlamentarizmin, forcon demokracinė dhe ėshtė pozitiv.

Zėri i Amerikės:  Si mendoni se mund tė luftohet mė konkretisht korrupsioni i zyrtarėve apo i politikanėve tė lartė edhe pa qenė nevoja qė tė bėhet njė debat pėr imunitetet e tyre?

Prof. Ismet Elezi:  Pėr korrupsion janė dėnuar shumė pak njerėz. Nė 2009 janė dėnuar 99 persona nė 2010 janė dėnuar 75 vetė pėr shpėrdorim detyre. Kurse pėr korrupsion janė dėnuar 25 nė 2009, dhe 32 persona nė 2010. Kėto janė numra jashtėzakonisht tė vegjėl, po tė mbahet parasysh ai opinion qė ėshtė krijuar, po tė mbahet parasysh se kudo flitet pėr korrupsion. Flitet brenda nė Shqipėri, flitet nga ndėrkombėtarėt dhe ėshtė si detyrė numėr njė nga Bashkimi Europian pėr t’u integruar. Nėse imuniteti ėshtė bėrė mbulesė, siē thotė prokuroria, pėr korrupsionin, pėr krimet, pėr shpėrdorim detyre, atėherė duhet luftuar me ēdo kusht. Nuk ka mė kuptim qė tė qėndrojė imuniteti pėrpara kėsaj dukurie.

Zėri i Amerikės:  Duket se partitė politike e rimarrin temėn e heqjes sė imuniteteve nė emėr tė luftės kundėr korrupsionit, por duket qė mė sė shumti deri tani e kanė pėrdorur si njė mjet tė pėrplasjeve propagandistike midis tyre. A mos po shpėrdorohet ky argument dhe si duhet trajtuar seriozisht?

Prof. Ismet Elezi:  E para dhe mbi tė gjitha ėshtė qė ky problem duhet studiuar dhe nuk duhet nxituar pėr tė bėrė ndryshimet ligjore nė kėmbė e nė dorė, siē thotė populli. Juristė tė famshėm botėrorė thonė se popujt duhet tė vendosin me kujdes ligje me dobi dhe jetėgjatėsi afatmesme dhe afatgjatė. Ligjet afatshkurtra nuk janė me vlerė dhe nuk ndikojnė pozitivisht. Gjatė kėtyre vjetėve ėshtė bėrė shumė retorikė politike, por nuk janė ulur njerėzit qė tė diskutojnė nga ana juridike. Politikisht ėshtė trajtuar boll dhe trajtohet orė e ēast. Nuk dėgjon gjė tjetėr veēse pėr korrupsionin. Juridikisht tani ka dalė njė projekt nga njė palė, po ashtu edhe nga LSI-ja, nesėr mund tė dalė njė projekt tjetėr. Ēfarė tregon kjo? Kjo tregon qė duhet njė punė shumė serioze, njė punė e studiuar mirė, e konsultuar mirė jo vetėm midis atyre juristėve qė bėjnė pjesė nė komision, por shumė mė gjerė, me pjesėmarrje tė gjerė. Kėshtu dalin realisht problemet se si tė luftohet korrupsioni, kur duhet tė hiqet imuniteti, kujt duhet t’i hiqet, dhe si duhet luftuar korrupsioni me kėtė rrugė.

Zėri i Amerikės:  Ju flitni shpesh pėr parandalimin e krimit, por gjakmarrja pėr shembull ėshtė njė lloj i veēantė krimi, i cili nuk mund tė parandalohet lehtė.

Prof. Ismet Elezi:  Rinia sot, arsimimi i saj, integrimi nė Europė, forcimi gradual i shtetit, studimet jashtė shtetit qė janė me mijėra persona, emigracioni qindra mijėra; tė gjitha kėto janė faktorė pozitivė qė ēojnė drejt zhdukjes sė gjakmarrjes. Por ata qė kryejnė sot vrasje tė tilla janė sot nė deformim tė Kanunit. Vrasja e Maries pėr shembull; Kanuni e ndalon nė mėnyrė kategorike vrasjen e fėmijėve, vrasjen e grave, tė priftit etj. Ka njė seri ndalimesh. Ose raste tė tjera qė ndodhin nė Shqipėri si ai qė vendosi lėndė shpėrthyese tritoli nė dasėm. Nuk janė me Kanun kėto. Nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt. Kėto janė veprime tė tipit mafioz, janė influencat e mafies qė vishen me emrin e Kanunit, pėr tė fshehur dhe ndėrlikuar krime tė tilla. Kjo lėvizje qė ka filluar tani pėr gjakmarrjen ėshtė positive, por kjo duhet tė shoqėrohet me ato masa qė rekomandon i dėrguari i posaēėm i OKB-sė, i cili erdhi nė Shqipėri dhe i vuri detyra pėr qeverinė.

Zėri i Amerikės:  Njė tjetėr debat nė opinionin publik ėshtė dėnimi i kėtyre kriminelėve. Si dėnohen kėta, qė tė zhduket dukuria dhe krimet e tyre?

Prof. Ismet Elezi:  Nė vitin 2010 vetėm 8 veta janė dėnuar pėr gjakmarrje nė bazė tė buletinit tė ministrisė sė drejtėsisė, dhe 12 persona nė 2009. Domethėnė kjo ėshtė njė dukuri nė zhdukje. E veēanta jonė qėndron se nė Kodin Penal minimumi i dėnimit ndaj vrasjes pėr gjakmarrje ėshtė 20 vjet burgim, kur pėr veprėn terroriste e kemi 15 vjet burg. Domethėnė dėnojmė mė rėndė pėr vrasjen e gjakmarrjes se sa pėr veprėn terroriste. Dhe kėtu qėndron njė nga veēoritė kryesore tė saj.



lineee011.gif

Kanuni i Laberise