Kanuni i Labėrisė

Parathenie

Home
Prof. Dr. Ismet Elezi
Falendrim
Parathenie
Rendesia e botimit
Qellimi i botimit
Burimet e normave
Zhvillimi historik e kanunit
Mbledhja e normave te kanunit
Emertimi i Kanunit
Permbajtja e Kanunit
Struktura e botimit, praktika kanuore, konsulta para botimit
Dita e promovimit
Historia e sė drejtės penale
Zhvillimi historik i mendimit teorik - juridik shqiptar
Ilir Balili
Zeri i Amerikes

PARATHĖNIE

 

Me rastin e promovimit tė librit tė autorit "E drejta zakonore e Labėrisė,” nė vitin 1994 dhe tė ribotimit nė vitin 2002, opinioni shoqėror lab, shtroi nevojėn e pėrgatitjes dhe tė botimit tė Kanunit tė Labėrisė.

Nė pėrgjigje tė kėtyre kėrkesave, me ndjenjėn e dashurisė, tė respektit, tė pėrgjegjėsisė e tė detyrimit moral ndaj popullit tė saj, si bir i Kurveleshit, pas njė pune disavjeēare, pėrgatita dhe kodifikova Kanunin e Labėrisė.

Botimi i kėtij Kanuni pasqyron me vėrtetėsi kulturėn e lashtė juridike tė popullit tė kėsaj krahine, si pjesė pėrbėrėse e kulturės shpirtėrore e materiale tė kombit shqiptar.   

Labėria ėshtė bashkėsi etnokulturore e formuar nė njė territor autokton, zonė ndėr mė tė mėdhatė etnografike, me shtrirje gjeografike mjaft tė gjerė (me mė shumė se 500 fshatra), nė Jugperėndim tė Shqipėrisė, me gjuhė, zakone e tradita kulturore tė pėrbashkėta.

Ajo ka qenė treva e kaonėve tė periudhės ilire qė pėrmend Tukidi (629 p.e.r) Labėria, siē ėshtė shprehur Sami Frashėri ėshtė Arbėria qė pėrfshin nga Lumi Vjosė deri nė detin Jon. Tė dhėna mė tė plota me vlera historike, gjeografike pėr Labėrinė japin specialistėt e sotėm prof. dr. Muzafer Korkuti, Halo Abazi, etj.

Pėrsa i pėrket veprimit nė hapėsirė tė Kanunit tė Labėrisė, mund tė thuhet me siguri se ai zbatohej nė fshatra tė Vlorės, nė Himarė, nė Bregdet nė tėrėsi, nė Kurvelesh, nė Rrėzomė, nė Kardhiq, nė Rrėzė tė Tepelenės, kudo gjetkė ku banojnė bashkėsi labe, si edhe nė Mallakastėr e nė shkallė mė tė kufizuar deri nė qytete tė Gjirokastrės, tė Delvinės, Tepelenės e Vlorės.

Eqerem Vlora shkruan se: ²Shumica e lexuesve, nuk dinė fare qė nė Shqipėrinė e Jugės, ka qenė (deri dje) nė veprim njė ²ligj i zakonit² ndėrmjet popullatave malore tė Labėrisė, tė Toskėrisė dhe tė Ēamėrisė…….

Nuk quhesh kudo njėsoj: nė Toskėri (qė nga Korēa e deri nė Pėrmet) e quanin ²Kanuni i Adetit² nė Ēamėri e quanin shkurtazi ²Adeti², vetėm nė Labėri (Lumi i Vlorės, Himarė, Kurvelesh) e quanin ²Kanuni Papa Zhulit² dhe mė shpesh ²Kanuni i Idriz Sulit²(Shejzat, Romė 1957, Nr23 f.56 - 61).

Kjo pikėpamje ėshtė pėrkrahur edhe nga autorė tė tjerė, sipas tė cilėve e drejta zakonore qė u ruajt gjatė pushtimit osman vepronte jo vetėm nė krahinat autonome (Malėsi e Shkodrės, Mirditė, Himarė) por edhe nė zonat e tjera malore tė banuara tė Kosovės, Dibrės, Elbasanit, Tiranės, Beratit, Skraparit, Mallakastrės, Vlorės, Labovės, Kolonjės, Korēės, Pogradecit, Ēamėrisė etj dhe zbatohej nga tė krishterė e myslimanė, njėlloj nga tė gjithė. Kanunet, zakonet, adetet tė marrura nė unitet me origjinėn, historinė, gjuhėn, kulturėn dhe vlerat morale tė pėrbashkėta dėshmojnė identitetin shqiptar.

Qė kėtej del se Kanuni i Labėrisė ėshtė pjesė pėrbėrėse dhe variant kryesor i kanunit popullor mbarėshqiptar, i bazuar nė filozofinė e vetėqeverisjes vendore.

 

1. Rėndėsia e botimit tė Kanunit tė Labėrisė

 

Parė nga kėndvėshtrimi, jo vetėm i shtrirjes gjeografike tė saj, por edhe nga kėndvėshtrime tė tjera, botimi i Kanunit tė Labėrisė, paraqet rėndėsi historike, etnokulturore, juridike dhe kombėtare.

Populli i Labėrisė, sikurse i gjithė populli shqiptar, i shquar pėr atdhedashuri e trimėri, ka bėrė qėndresė shekullore dhe luftėra kundėr pushtuesve tė huaj, pėr liri e pavarėsi kombėtare, pėr tė ruajtur vetėqenien, identitetin kombėtar, gjuhėn, zakonet e traditat e veta kulturore tė trashėguara nga paraardhėsit e tyre – ilirėt.

Kėtė e favorizonte edhe pozicioni gjeostrategjik, me terren malor e bregdetar dhe me potencial tė madh njerėzor, luftėtarėsh me pėrvojė.

Pėr kėtė dėshmojnė, veē tė tjerash, kryengritjet e Himarės nė shekujt e parė tė pushtimit turk, qė patėn jehonė edhe jashtė vendit, kryengritjet e  Kurveleshit nė vitet 1831-1839 e sidomos ajo e vitit 1847, e udhėhequr nga luftėtari i shquar Zenel Gjoleka nga Kuēi. Kryengritjet nė Labėri vazhduan kundėr reformave tė Tanzimatit nė vitin 1908, kryengritja e pėrgjithshme pėr fitoren e pavarėsisė kombėtare nė vitin 1912.

Nė vargun e tyre mund tė pėrmendet edhe Lufta e Vlorės kundėr pushtuesve italianė nė vitin 1920 e deri tek epopeja e lavdishme e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare (1939-1944), nė tė cilėn populli i Labėrisė tregoi vlerat e larta tė atdhedashurisė, heroizmin masiv pėr liri, pavarėsi e demokraci.

Shembulli i gjallė i Labėrisė, ashtu si ai i trevave tė tjera tė Shqipėrisė deri nė Kosovė e mė gjerė ku banojnė shqiptarė, nė luftėn pėr liri e pavarėsi kombėtare kundėr pushtuesve tė huaj, ėshtė tepėr domethėnės pėr tė vėrtetuar ato qė ka thėnė albanologia e njohur angleze Edith Durham se: “Perandoritė e tjera erdhėn e ikėn, por ato kaluan mbi shpinėn e shqiptarit, si ujėt mbi shpinėn e rosės… dhe ai ruajti zakonet dhe identitetin e tij”(Durham: Brenga e Ballkanit 1991, f.104). Kjo ishte vetėmbrojtje e mirėfilltė shoqėrore pėr individėt dhe shoqėrinė.

2. Nė Kanunin e Labėrisė sanksionohen nė unitet etika, njė sistem vlerash tė larta morale si dhe parimet themelore juridike tė mbrojtjes sė nderit, burrėrisė, fisnikėrisė, besės, mikpritjes, bujarisė, parimet e barazisė, sė gjakut, tė lirisė, ashtu siē pasqyrohen nė tė drejtėn zakonore mbarėshqiptare. Por nė asnjė rast e drejta zakonore nuk mund tė idealizohet dhe fetishizohet se ėshtė produkt historik i kohėve nė tė cilat ka vepruar.

Pėr ngjashmėrinė e vlerave morale dhe tė parimeve juridike tė sė drejtės zakonore shqiptare me ato tė grekėve tė vjetėr tė pėrshkruara nė Illiadėn e Homerit dhe nė veprat e Sofokliut, Eskilit etj. kanė shkruar mjaft studiues tė huaj qė nga gjysma e shek.19-tė. Edhe nė kohėn e tanishme studiuesi nga Japonia e largėt prof. Kazuhiko Yamamoto, i cili ka bėrė hulumtime tė posaēme pėr problemet e etikės sė Kodit zakonor (Kanunit) shqiptar nė planin krahasues, shpreh mendimin se: “Edhe struktura etike e shoqėrisė homerike, e pėrbėrė nga besa, nderi, miku, gjaku, buka dhe hakmarrja duket se i pėrket kategorisė etike tė njė shoqėrie pa autoritet shtetėror, pėrfaqėsuar mė sė miri nga struktura etike e Kanunit”.[1]

Ky krahasim i pėrshtatet mė mirė Kanunit tė Labėrisė, pėr shkak tė fqinjėsisė sė saj me Greqinė dhe tė marrėdhėnieve e tė ndikimeve mė tė mėdha tė ndėrsjellat nė kulturėn e jetėn e tė dy popujve qė nga lashtėsia. Tė dy popujt kanė dhėnė e kanė marrė nga njėri tjetri.

Ky opinion i autorit tė paanshėm japonez ka rėndėsi pėr tė treguar lashtėsinė e kulturės sė popullit shqiptar, bashkėkohėse me atė tė grekėve tė vjetėr. Ai shėrbeu  pėr tė sqaruar se ky sistem i vlerave nė njė shoqėri pa autoritet shtetėror ushtron e mban gjallė sensin e drejtėsisė nė kėtė shoqėri. Kėto pikėpamje shpreh edhe autori austriak Valter Peinsipp.[2]

Aty shprehet qartė filozofia popullore pėr tu vetėqeverisur me drejtėsi, sipas rregullave (normave) tė sė drejtės zakonore, tė rrėnjosura nė mendje, tė cilat i tregojnė se ēfarė ėshtė e drejtė dhe ēfarė jo, se ē’duhet bėrė e ēfarė jo, sesi tė sillet njeriu.

Dhe kėtė drejtėsi populli i saj nuk mund ta gjente kurrė nė ligjet e shteteve tė huaj pushtues, por ai krijoi dhe jetoi me tė drejtėn zakonore tė tij,me ligjet e veta tė pashkruara, tė trashėguar brez pas brezi nga tė parėt, pėr vetėmbrojtjen e bashkėsisė dhe vetėqeverisjen nė njėsitė vendore. Kėtu qėndron thelbi i Kanuneve shqiptare. Kjo filozofi e ligjit siē shprehet E.Durham, qėndron edhe mbi “dhjetė urdhrat e zotit”.

3. Kanuni ėshtė dėshmi e gjallė se bashkėsia labe, qė kur nuk ekzistonte autoriteti shtetėror e nė vazhdimėsi, nuk ka jetuar nė anarki e nė arbitraritet, por ka  ruajtur e zbatuar  normat e sė drejtės zakonore pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore nė mes njerėzve nė fusha tė ndryshme tė jetės. 

Kėto norma janė krijuar si rezultat i zhvillimit tė marrėdhėnieve shoqėrore – ekonomike tė grupit etnik dhe kanė vepruar brenda tij nė truallin e Labėrisė. Si formė e vetėdijes shoqėrore ato kanė hyrė thellė nė shpirtin e kėtij etnosi dhe janė respektuar e zbatuar me fanatizėm nga bashkėsia dhe ēdo pjesėtar i saj, krejt natyrshėm, sipas traditės sė pėrditshme, tė pranuar nga tė gjithė, pa forcėn e shtetit, aq sa do ta kishte zili edhe ēdo shtet i sotėm pėr zbatimin e ligjeve.

Kuptimi dhe rėndėsia qė ka pasur nderi pėr popullin e kėsaj bashkėsie kanė luajtur rol tė madh nė zbatimin e Kanunit.

Veē traditės e normave tė moralit, qė kanė qenė faktori kryesor, pėr zbatimin e Kanunit kanė ushtruar ndikim edhe feja e organizmat e vetėqeverisjes vendore, Kėshilli i pleqve, gjyqi i pleqve dhe Kuvendi i burrave me autoritetin e tyre patriarkal.

Respektimi i kėtyre normave lidhej ngushtė me vetėqenien e  vetėqeverisjes sė kėtyre bashkėsive dhe tė prestarėve tė tyre, kurse mosrespektimi e vinte nė rrezik jetėn kolektive tė bashkėsisė e tė individėve.

Kėto rrethana kanė pėrcaktuar qė bashkėsitė dhe organizmat e vetėqeverisjes vendore tė reagojnė ashpėr ndaj tė gjitha sjelljeve me rrezikshmėri shoqėrore, me qėllim ruajtjen e unitetit tė bashkėsisė dhe mbrojtjen e individit. Natyrisht format dhe mėnyrat e reagimit kanė ndryshuar gjatė zhvillimit historik tė shoqėrisė labe qė nga bojkotimi, dėbimi e deri te vrasja e fajtorit. 

Nė kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar tė pavarur, nuk kishte kushtetutė e ligje tė tij, kanuni luante rolin e Kushtetutės pėr rregullimin e marrėdhėnieve juridike tė popullsisė sė njėsive tė vetėqeverisjes vendore, pėrfshirė edhe Labėrinė.

 



[1] The etical structure of Kanun and cultural implications, pėrkthyer nė shqip nga dr Selahedin Velaj, f.215, SHBA 2005

[2] Valter Peinsipp, Populli i  shqipeve tė malit Mirdita 2005, f.37-38, 108-109 e nė vazhdim

Enter supporting content here

lineee011.gif

Kanuni i Laberise