Kanuni i Labërisë

Home
Prof. Dr. Ismet Elezi
Falendrim
Parathenie
Rendesia e botimit
Qellimi i botimit
Burimet e normave
Zhvillimi historik e kanunit
Mbledhja e normave te kanunit
Emertimi i Kanunit
Permbajtja e Kanunit
Struktura e botimit, praktika kanuore, konsulta para botimit
Dita e promovimit
Historia e së drejtës penale
Zhvillimi historik i mendimit teorik - juridik shqiptar
Ilir Balili
Zeri i Amerikes

Mirë se erdhët në web site!


“KANUNI I LABËRISË”

Kodifikuar e përgatitur për  botim nga

Prof. Dr. ISMET ELEZI

kanuniinternet.jpg
Kopertina e librit

ismet32.jpg
Prof. Dr. Ismet Elezi

 

Prof. Dr. Ismet Tahsin ELEZI  ( 5 prill 1920 )

 

Profesor, Doktor i Shkencave, drejtues i lartë në administratë, jurist.

 

Ismet Elezi ka lindur në fshatin Fterrë (Sarandë) më 5.4.1920 nga një familje patriotike. Babai i tij Tahsin Elezi ka qenë pjesëmarrës aktiv në Luftën e Vlorës (1920), në Organizatën “Bashkimi“ dhe pjesëmarrës i lëvizjes fanoliste të qershorit 1924, shkak për të cilin u internua nga regjimi monarkist i Zogut. Është përkujtuar me certifikatën e mirënjohjes nga Këshilli komunal i Lukovës (Sarandë).

Mësimet e para i mori në vendlindje. Në vitin 1942 kreu Liceun e Tiranës dhe po atë vit fitoi konkursin dhe shkoi në Firence (Itali), ku filloi studimet në Fakultetin e Letërsi-Filozofisë. Pas kthimit në Shqipëri, në korrik të vitit 1943 merr pjesë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare me rininë antifashiste, deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Pas çlirimit, në prill të vitit 1945 u caktua të punonte në sektorin e propagandës të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë (BRASH) deri në shtator 1946.

Në tetor 1946 deri në korrik 1951 kreu studimet universitare në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Leningradit (Petersburg) ku u diplomua jurist me diplomë të shkëlqyer. Pas krijimit të Universitetit të Tiranës, në periudhën 1957 – dhjetor 1960, nën udhëheqjen e profesiorit me famë botërore Mihail Shargorodski, kreu studimet pasuniversitare për marrjen e gradës shkencore (1961) dhe në vitin 1972 mori titullin “profesor“. Gjatë viteve ka kryer funksione shtetërore: Prokuror Kasacioni para Gjykatës së Lartë  (1951-1955), Sekretar Shkencor i Institutit të Shkencave (1955-1957), Sekretar Shkencor i Universitetit që nga krijimi i tij (1957-1966). Nga viti 1966 deri në vitin 1985, ka kryer detyrën e Kryetarit të Byrosë Juridike në Këshillin e Ministrave.

Në fushën pedagogjike, veprimtarinë si pedagog i jashtëm e filloi në vitin akademik 1952 – 1953 në Fakultetin Ekonomik, ku zhvilloi lëndën “Bazat e shtetit e të së drejtës”. Nga viti 1957 – 1995 në Fakultetin e Drejtësisë ka dhënë lëndën e së drejtës penale (pjesa e posaçme), si dhe më pas lëndët e kriminologjisë dhe të politikës penale.

Ka zhvilluar ligjërata në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në Shkollën e Magjistraturës, në Universitetin Justiniani I dhe Universitetin Wisdom.

Në fushën e botimeve shkencore, është autor i mbi 280 botimeve, nga të cilat 34 libra, monografi, tekste universitare dhe artikuj shkencorë. Veprimtaria shkencore është zhvilluar sidomos në dy fusha kryesore: në të drejtën penale dhe në të drejtën zakonore. Ndër botimet kryesore: “E drejta Penale (Pjesa e Posaçme) (botuar dhjetë herë), monografitë “Mbrojtja juridike penale e jetës së njeriut në Shqipëri, “E drejta zakonore penale e shqiptarëve“, vlerësuar me çmimin e Republikës së shkallës së dytë, E drejta zakonore e Labërisë, Zhvillimi i legjislacionit penal, Kanuni i Labërisë, Mendimi juridik shqiptar etj.

Ka qenë bashkautor në 12 botime testesh e monografish. Ka mbajtur referate e kumtesa në konferenca kombëtare e ndërkombëtare.

Ka dhënë ndihmesë në hartimin e legjislacionit penal shqiptar.

Në vitin 1998, Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh (Angli) e ka shpallur “Njeriu Ndërkombëtar në Shkencë“.

Në vitin 2011 “Association International de droit penal“ me qendër në Francë, e ka shpallur “President nderi të grupit kombëtar shqiptar“.

Në veprimtarinë shkencore ka qënë dhe anëtar i Bordit të fondacionit “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve”; aktivist i Shoqatës Kulturore atdhetare “Labëria“; anëtar i bordit të disa revistave shkencore. Mban statusin e veteranit.

kopertinat-kopertinat640.jpg
Veprat kryesore te botuara

lineee027.gif

Numri i shikuesve:

Kush dëshiron të njihet me përmbajtjen e Kanunit ai është në qarkullim në librari dhe çmimi i tij është 1000 lekë copa.

Interviste ne radion "Zeri i Amerikes" 15 korrik 2012

lineee011.gif

ismetkopertina.jpg
Kopertina e librit

E DREJTA  PENALE

 

Pjesa e  Posaçme

 

Tiranë  2009

 

Azhurnuar  e plotësuar  me shtesat e ndryshimet e bëra me Reformën Ligjore të viteve  2001, 2003, 2004, 2007 e 2008  (640 Faqe).Ky libër u shërben studentëve të drejtësisë, masterave, prokurorëve, gjyqtarëve, avokatëve dhe gjithë  juristëve të tjerë.

 

Në fund të vitit 2009 doli nga shtypi dhe është vënë në qarkullim libri:

 

E DREJTA  PENALE (Pjesa e  Posaçme)

 

me autor Prof. Dr. Ismet  Elezi.

 

Libri është rezultat i veprimtarisë  pedagogjike më se pesëdhjetë vjeçare.

 

Përmbajtja e librit përbëhet nga 11 krerë, ku trajtohen nga ana teorike figurat e veprave penale të Kodit Penal.

Analiza e çdo figure bëhet në pajtim me parimet kushtetuese, të konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar, të rekomandimeve të  Këshillit  te Evropës dhe parimeve të së drejtës penale ndërkombëtare.

Mbi këto baza shpjegohen krimet  kundër njerëzimit, personit, pasurisë dhe në sferën ekonomike, mjedisit, pavarësisë dhe rendit kushtetues, shteteve të huaja, veprat me qëllime terroriste, autoritetit të shtetit, drejtësisë, zgjedhjeve e sistemit demokratik, si dhe veprat penale të kryera nga organizata kriminale.

Në shpjegimin teorik të figurave të veprave penale është realizuar lidhja organike me praktikën gjyqësore, veçanërisht të Gjykatës së Lartë.

Në libër pasqyrohen teoritë e pikëpamjet e autorëve të huaj dhe mbahet qëndrim nga autori ndaj tyre.

Fjala e Prof. Dr. Ismet Elezi ne promovimin e librit

 

Të nderuar e të dashur miq,

 

Më lejoni që në fillim të falenderoj nga zemra mikun tim të dashur prof.as.dr. Maksim Haxhia, i cili pati mirësinë e sponsorizoi botimin e librit që paraqitet sot.

Falenderoj Shtëpinë Botuese Erik dhe drejtoreshën e saj, znj. Dëshira Shehu, për organizimin e paraqitjes së librit para jush.

Ju faleminderit shumë të gjithë juve, që na ndruat me pjesëmarrjen tuaj në këtë takim.

U shpreh falenderime të sinqerta miqve të mi që folën dhe vlerësuan librin kushtuar kulturës juridike të kombit shqiptar.

Shumë vjet më parë jam njohur me një shprehje të mendimtarit të shquar romak Seneka, i cili porosiste: “Duaje vendin tënd, jo se është i madh, por sepse është vendi yt”.

Mu krijua përshtypja sikur këto fjalë na ishin drjtuar posaçërisht neve shqiptarëve që ta duam vendin tonë, Shqipërinë tonë të vogël. Nisur nga ky motiv kryesor dhe, duke patur parasysh edhe fjalët e Napolon Bonapartit se: “Do ishte më mirë të mos kishe jetuar, se sa të mos kishe lënë gjurmë të ekzistencës tënde”, sëbashku me mbesën time Elën, përgatitëm këtë botim.

Ne jemi autorë të librit, por aktorët e vërtetë të tij janë autorët e veprave të botuara.

Qëllimi kryesor i këtij botimi është të evidentojë e të bëjë të njohura në pragun e 100 vjetorit të pavarësisë, arritjet e mendimit teoriko – juridik në Shqipëri e në Kosovë në të gjitha degët e së drejtës. Kjo paraqitje bën të mundur për një perceptim të drejtë të nivelit të kulturës juridike të kombit shqiptar brenda vendit si dhe nga të huajt.

Sigurisht, në mungesë të të gjitha burimeve, ne nuk kemi mundur të jepim të plotë e të përkryer atë çka dëshironim. Megjithatë u jemi referuar rreth 600 botimeve dhe 200 autorëve në Shqipëri e në Kosovë.

Problemi i parë që na dilte ishte se nga cila periudhë historiku duhej filluar, duke patur parasysh se burimet e së drejtës së shkruar të gjetura deri tani janë statutet e Shkodrës (fillimet e shek.XIV), por që nuk kemi trashëguar vepra shkencore të tjera të botuara. Për këto arsye u detyruam t’u referohemi vepravve të rilindësve tanë, patriotë të flaktë dhe mendimtarë të shquar, me kontribute të rëndësishme edhe në fushën e drejtësisë. Idetë e tyre përparimtare për shtetin e të drejtën, organizimin shtetëror, gjykatat, shkaqet e kriminalitetit etj. janë gurë të çmuar në mendimin juridik shqiptar.

Ideologu dhe filozofi Sami Frashëri shkruante: “Dy gjëra duhen në këtë jetë: e drejta dhe fuqia. E drejta pa fuqi (lexo shteti), si dhe fuqia pa të drejtë është një krah i vetëm”. (lexo shteti i së drejtës).

Jani Vreto thoshte: “Shteti dhe e drejta kanë lindur si fryt i marrëveshjes midis njerëzve”. (Ka parasysh kontratën shoqërore të Rusoit).

Pashko Vasa kërkonte “një administratë bashkimtare me ligje baraz për të gjithë dhe në zbatimin e tyre”.

Zef Jubani kritikonte gjykatat dhe gjyqtarët që nuk dinin “as me shkrue as me këndue ligjet” dhe kërkonte gjykata e gjyqtarë të rinj të shkolluar.

Naum Veqilharxhi, ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare, iluminist, shkruante: “Njerëzit që i sjellin dëm Shqipërisë – si gënjeshtarët, batakçinjtë, vjedhatarët, duke kuptuar keq fjalën interes, përdorin çdo mjet për të shtuar dhe për të grumbulluar argjend dhe ar”.

Këtyre mendimtarëve të mëdhenj iu bashkuan edhe Andon Zako Çajupi, Hasan Prishtina, Koçi Bej (Mustafa bej Korçari), të cilin turkologët e huaj e quanin Monteskienë e Turqisë dhe memorandumin e tij “Carta magna”, Vreto etj.

Njohja me këto thesare të kulturës e të mendimit teoriko – juridik na rrit krenarinë kombëtare dhe na detyron të thellojmë më tej hulumtimet shkencore.

2. Në periudhën pas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar (28 nëntor 1912), e veçanërisht pas Kongresit të Lushnjës (1920) deri 1939, mendimi teoriko – juridik mori një zhvillim të ri me orientim krejtësisht perëndimor. Për këtë dëshmojnë filimet që nga Kanuni i Zhurisë (1913), Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë, për të cilat kanë merita historike Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Pertef Poga etj.

Në fushën e botimeve të veprave shkencore shquheshin av. Stavri Vinjau me librin “E drejta kushtetuese”, NIkolla Dhimitër Mole me veprën “Konstitucionalizmi”, Kristo Floqi në të drejtën administrative, Baltazar benusi në të drejtën civile, Niko Cico në të drejtën familjare, Terenc Toçi në të drejtën penale.

Me vlera teorike janë edhe artikujt e Agjah Libohovës, të Muzafer Pipës, Veiz Jahos, Abdyl Kuçit etj.

Kontribut të rëndësishëm kanë dhënë edhe anëtarët e Gjykatës së Diktimit Thoma Orollogai, Neki Delvina etj.

3. Në mendimin teoriko – juridik të periudhës (1945 – 1990), në shtetin totalitar mbizotëronte politizimi e ideologjizimi i shkencve juridike si në të gjitha shkencat e tjera shoqërore.

Megjithatë, me krijimin e Fakultetit të Drejtësisë (1957), u aktivizuan juristët më të njohur si pedagogë, që përfaqësonin kultura të shkollave perëndimore e lindore. Kjo gjendje favorizoi që në botimet e degëve të ndryshme të së drejtës, të gjenin pasqyrim edhe ide e teori klasike për ligjshmërinë, për konceptin universal të drejtësisë etj, pavarësisht se në zbatimin në praktikë pati shkelje brutale të ligjeve dhe në dhënien e drejtësisë.

Ndër botimet me vlera teorike mund të përmenden ato të prof. Nathanailit, Sallabandës, Çevit, Meksit, Gjikës, Lamanit, av. Emin Tedeskinit, Zef Benusi etj.

Në këtë periudhë del në skenën e botimeve brezi ynë i përfaqësuar nga Luan Omari, Arben Puto, Niazi Jaho, Paskal Haxhi, Dhimo Dhima, Feti Gjilani, Skënder Begeja, Fatmir tartale etj. me botime të veprave me vlerë teorike në degë të ndryshme të së drejtës.

Këta dy breza përgatëtin brezin pasardhës që filloi të botonte para viteve 90-të e vazhdoi veprimtarinë gjatë pluralizmit politik deri në ditët tona. Ndër këta studiues e botues janë dalluar Aleks Luarasi, Maksim Haxhia, Kudret Çela, Skënder Kaçupi. Zef Brozi, Kristaq Traja, Vasilika Hysi, Aurela Anastasi, Marjana Semini, Arta Mandro, Shefqet Muçi e plot të tjerë. Në themel të botimeve të tyre qëndronin idetë për shtetin e së drejtës dhe të drejtt e liritë e njeriut.

Ky proces zhvillimi i mendimit teoriko juridik u shfaq edhe në Kosovë, veçanërisht me çeljen e Fakultetit Juridik, ku punuan e botuan figura të shquara të shkencës si: Zajmi, Staliveci, Gruda, Hoxha, Nushi, Islami, Sejdiu, Pupovci, Statovci, Latifi, Sadikaj, me pasuesit e tyre: Halili, Salihu, Ukaj, Murati, Bajgora etj.

Në libër, krahas arritjeve në zhvillimin e mendimit teoriko – juridik në Shqipëri e në Kosovë, janë parashtruar edhe disa konkluzione e opinione për problemet e sfidat e mëdha që dalin përpara.

Në plan të parë shtrohet detyra që shkencat tona juridike të orientohen drejt atyre perëndimore, për të njohur të rejat dhe për të arritur standartet europiane, duke ruajtur identitetin kombëtar shqiptar.

Problemi kryesor është që mendimi teoriko – juridik të lozë rolin që i takon në realizimin e reformave në drejtësi, me qëllim që të plotësohet kërkesa për një drejtësi dinjitoze në shtetin e së drejtës, e cila të gëzojë besimin e popullit dhe t’u përgjigjet kërkesave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Brezit të ri të juristëve dhe atyre që janë duke u përgatitur brenda dhe jashtë vendit u takon misioni fisnik për ta ngritur më lart nivelin e mendimit teoriko – juridik.

 

                                                                 Ju faleminderit

 

                                                              Ismet Elezi

kop240-historia.jpg

kop240-zhvillimi.jpg

ismeti-promovimi1.jpg
Gjate promovimit te librit, nentor 2011

ismeti-promovimi3.jpg
Gjate promovimit te librit, nentor 2011

ismeti-promovimi2.jpg
Gjate promovimit te librit, nentor 2011

Juve mund te kontaktoni nepermjet telefonit me nr. +355 4 222 7223
 
ose ne e mail:

lineee011.gif

Kanuni i Laberise