Kanuni i Labėrisė

Historia e sė drejtės penale

Home
Prof. Dr. Ismet Elezi
Falendrim
Parathenie
Rendesia e botimit
Qellimi i botimit
Burimet e normave
Zhvillimi historik e kanunit
Mbledhja e normave te kanunit
Emertimi i Kanunit
Permbajtja e Kanunit
Struktura e botimit, praktika kanuore, konsulta para botimit
Dita e promovimit
Historia e sė drejtės penale
Zhvillimi historik i mendimit teorik - juridik shqiptar
Ilir Balili
Zeri i Amerikes

kop240-historia.jpg

Kėto ditė doli nė qarkullim libri: “Historia e sė drejtės penale” e autorėve prof. dr. Ismet Elezi dhe Ma. Ela Elezi.

Nė literaturėn juridike penale tė Shqipėrisė ishte ndjerė prej kohėsh nevoja e botimeve tė posaēme pėr historinė e sė drejtės penale tė shteteve tė huaja dhe tė Shqipėrisė.

Zhvillimi i lėndės sė tė drejtės penale nė fakultetet e drejtėsisė nuk mund tė konsiderohet i plotė pėr formimin profesional tė juristėve, pa njohur edhe zhvillimin historik tė kėsaj lėnde nė shtete tė huaj dhe nė Shqipėri.

Duke u nisur nga gjendja ekzistuese dhe nga qėllimi pėr tė plotėsuar deri diku kėtė mangėsi, autorėt pėrgatitėn dhe botuan kėtė libėr, pa pretenduar aspak se ėshtė i plotė e i pėrkryer, derisa kemi tė bėjmė me periudha tė gjata e sisteme tė vendeve tė ndryshme.

Studimi i historisė sė tė drejtės penale na jep njohuritė kryesore tė pėrgjithshme pėr zhvillimin e rolin e saj nė realizimin e funksionimit tė saj mbrojtės, i cili nuk ka qenė i njėllojtė kudo e kurdoherė.

Kuptohet se pėr historinė e sė drejtės penale tė shteteve tė huaja janė botuar vėllime tė tėra nė vende dhe kohė tė ndryshme, kėshtu qė nė kėtė libėr janė pasqyruar vetėm disa njohuri kryesore, pa hyrė nė analizėn e hollėsishme, sepse dilte jashtė kuadrit dhe mundėsive. Megjithatė studimi i saj paraqet jo vetėm rendin historik, por edhe aktual, sepse shėrben si model pėr tė arritur edhe e drejta jonė penale standardet evropiane.

Pikėrisht pėr kėtė arsye pjesa e parė ėshtė pėrqendruar nė paraqitjen e historikut tė legjislacionit penal dhe mendimit teorik (shkollat kryesore) tė sė drejtės penale tė shteteve tė huaja.

Historia e sė drejtės penale tė Shqipėrisė, ėshtė zhvilluar mė e zgjeruar, duke pėrfshirė historinė e legjislacionit penal tė periudhave tė ndryshme, mendimin teorik nė formė tė pėrmbledhur (sepse pėr kėtė ėshtė njė botim i posaēėm i ri i autorėve) si dhe jurisprudenca e periudhės 1924 – 42, ajo e Kolegjeve tė Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė dhe Gjykatės Kushtetuese pėr disa ēėshtje penale me karakter parimor.

Nė mbyllje jepen disa pėrfundime kryesore.

Libri nė tėrėsi u shėrben studentėve, masterave dhe kandidatėve pėr doktoraturė tė fakulteteve juridike, si dhe juristėve tė tjerė pėr tė rritur nivelin e tyre kulturor e juridik dhe pėr realizimin me cilėsi tė lartė tė drejtėsisė penale nė praktikė.

lineee011.gif

Kanuni i Laberise