Kanuni i Labėrisė

Permbajtja e Kanunit

Home
Prof. Dr. Ismet Elezi
Falendrim
Parathenie
Rendesia e botimit
Qellimi i botimit
Burimet e normave
Zhvillimi historik e kanunit
Mbledhja e normave te kanunit
Emertimi i Kanunit
Permbajtja e Kanunit
Struktura e botimit, praktika kanuore, konsulta para botimit
Dita e promovimit
Historia e sė drejtės penale
Zhvillimi historik i mendimit teorik - juridik shqiptar
Ilir Balili
Zeri i Amerikes

7. Pėrmbajtja e Kanunit tė Labėrisė, ngjasimet e dallimet kryesore me Kanunin e Lekės e Kanunin e Skėnderbeut

Ideja kryesore e pėrmbajtjes sė Kanunit tė Labėrisė ėshtė dhėnė nė pėrkufizimin, objektin, detyrat dhe qėllimet e tij. Normat e kanunit mund tė pėrcaktohen drejt vetėm nė qoftė se shikohen nė procesin e zhvillimit historik dhe jo si njė ligj konkret statik nė kuptimin e sotėm tė fjalės.

Kanuni, si monument i kulturės shpirtėrore tė bashkėsisė labe, i ngjan njė kalaje qindravjeēare tė Jugut, tė ndėrtuar gur mbi gur, si monument i kulturės materiale, dhe tė dyja bashkė nė unitet tė pandarė janė pjesė pėrbėrėse e kulturės sė kombit shqiptar.

Nė pėrmbajtje tė Kanunit, veē normave tė pėrgjithshme, nė vend tė parė janė paraqitur parimet kryesore: liria, barazia, nderi, besa, mikpritja, si vlera morale shoqėrore dhe parime juridike.

Trajtimi i organizimit tokėsor e shoqėror parashtetėror nė njėsitė e vetėqeverisjes vendore pėrbėn njė drejtim tė rėndėsishėm pėr tė kuptuar e shpjeguar se bashkėsia labe nuk ishte tribun fisesh nomade apo tė mbyllura e izoluara, por jetonte nė njė njėsi tokėsore me kufij e ndarje administrative tė pėrcaktuar sipas traditės dhe ndikimeve tė trashėguara nga perandoria romake, bizantine e osmane: mėhalla (ēeta), fshati (katundi), krahina. Mbi kėtė bazė ndėrtohej edhe struktura e organizmave tė vetėqeverisjes vendore: qė nga plaku i barkut deri te Kuvendi i burrave, me gjurmė tė demokracisė gjinore dhe elemente tė organizimit shtetėror nga ilirėt deri te pashallėku i Janinės i Ali Pashė Tepelenės.

Rendi shoqėror (vėllazėria, farefisi, barku, brezat, gjinia), marrėdhėniet familjare e martesore nė Kanun pasqyrojnė evoluimin nga bashkėsia gjinore te rendi patriarkal nė familje, me ndikime nga e drejta romake – pėr paterfamilias dhe me prirje zhvillimi gradual drejt njė farė emancipimi nė marrėdhėniet familjare. Shtylla kryesore qėndronte te martesa monogame e egzogame dhe mosbarazia e gruas, si rezultat i ndikimit tė madh tė sheriatit.

Rendi ekonomik ėshtė njė pjesė thelbėsore nė pėrmbajtjen e Kanunit tė Labėrisė. Rregullimi i marrėdhėnieve juridike-civile, tė bazuara nė pronėn private (pa lėnė mėnjanė format e tjera tė pronėsisė), detyrimet e kontratat, trashėgimia tregojnė pėr rolin e normave tė Kanunit nė kėtė fushė, deri nė kushtet e diferencimit ekonomiko-shoqėror.

Nė pėrmbajtjen e kanunit hyjnė normat qė parashikojnė veprat penale dhe dėnimet pėrkatėse, sipas njė sistemi tė caktuar, normat proceduriale tė pashkruara tė hetimit e tė gjykimit tė ēėshtjeve penale e civile, sipas traditės, sidhe normat qė parashikojnė shkelje tė tjera, tė cilat njėsohen me shkeljet apo kundėrvajtjet administrative (dėmet).

Duke u njohur nė vija tė pėrgjithshme me pėrmbajtjen e Kanunit tė Labėrisė, kemi mundėsi tė bėjmė krahasime pėr ngjasimet dhe tė evidentohen dallimet me kanunet e tjerė.

Nė shkencėn juridike i kushtohet vėmendje e veēantė studimit tė tipeve dhe tė llojeve tė ndryshme tė sė drejtės zakonore nė realitetin historik tė ēdo vendi. Shkenca juridike dhe etnologjike shqiptare ka arritur nė disa pėrfundime pėr katėr variantet kryesore tė kanuneve shqiptare: Kanuni i Lekė Dukagjinit, Kanuni i Skėnderbeut, Kanuni i Labėrisė dhe Kanuni i Maleve, pa mohuar kanunet e tjerė lokalė. Duke i njohur kėto lloje tė ndryshme tė sė drejtės zakonore ėshtė bėrė e mundur tė njihen edhe karakteristikat kryesore e ligjėsitė e pėrgjithshme tė tyre. Pėr efekte krahasimi po merren nė shqyrtim vetėm Kanuni i Labėrisė me Kanunet e Lekė Dukagjinit e Kanunin e Skėnderbeut.

Kanuni i Labėrisė dhe Kanuni i Lekės e Kanuni i Skėnderbeut, pavarėsisht se kanė vepruar nė kohė e hapėsirė tė ndryshme, se i pari i referohet nga gojėdhėna shek.XI, kurse tė dytėt shek XV, se i pari ka vepruar nė Jugperėndim tė Shqipėrisė dhe tė dytėt nė Malėsinė e Veriut, kanė shumė norma tė ngjashme e tė njėllojta, kanė njė nėnshtrat tė pėrbashkėt, janė pjesė pėrbėrėse tė Kanunit mbarėpopullor shqiptar, i cili mbijetoi e pėrballoi stuhitė e pushtimeve tė huaja gjatė shekujve.

Kėto ngjasime kanė nė themel tė tyre etikėn, sistemin e vlerave tė larta morale  dhe parimet kryesore juridike tė sė drejtės zakonore tė tij, lidhjet kulturore e shpirtėrore tė popullit shqiptar.

Gjithashtu ngjasime ka nė organizimin e brendshėm shoqėror, parashtetėror mbėshtetur nė lidhjet farefisnore nė vėllazėritė e mėdha e tė vogla, nė institucionin e pleqve e tė kuvendeve tė burrave, si organizma tė vetėqeverisjes vendore, nė rregullimin e marrėdhėnieve tė pronėsisė, tė trashėgimisė, tė detyrimeve, e deri te rregullat e hetimit e tė gjykimit tė ēėshtjeve.

Analiza e hollėsishme e ngjasimeve tė kėtyre kanuneve ėshtė bėrė nė njė studim tė veēantė nga autori. (shih: Jeta Juridike N.2/2004)

Njėkohėsisht, nga njohja me pėrmbajtjen e kanuneve, nuk mund tė mos vihen nė dukje edhe dallimet e veēoritė vendore, ashtu si nė gjuhė dialektet, nė kostumet, nė kėngėt, vallet etj, tė pėrcaktuara nė analizė tė fundit nga kushtet historike, politike, shoqėrore dhe materiale tė jetesės sė popullsisė sė njėrės apo tjetrės trevė.

Ndėr kėto dallime thelbėsore vėrehet zhvillimi mė herėt i marrėdhėnieve kapitaliste nė prodhim nė Labėri, nė krahasim me zonat ku vepronte Kanuni i Lekės  dhe Kanuni i Skėnderbeut nė Malėsitė e Veriut. Nga pėrcaktimi nė analizė tė fundit i kėtyre marrėdhėnieve ekonomike u shfaqėn edhe dallimet nė strukturėn klasore tė shoqėrisė nė Labėri. Nė disa fshatra sidomos nė Rrėzomė u krijuan shtresa tė reja tė pasura-agallarėt, u forcuan mė tej ēifligarėt, u zgjeruan shtresat e mesme tė pronarėve tė tokės e tė bagėtive, u thellua varfėria e shtresave tė ulėta, qė pėrbėnin shumicėn, veēanėrisht nė Kurvelesh. Secila prej kėtyre shtresave kishte njė status tė veēantė nė Kanun, dhe barazia shoqėrore e dikurshme e bashkėsisė fisnore (gjinore) gradualisht nė shek XVIII-XX-tė shkonte duke u kufizuar, ndėrsa barazia e gjakut ²gjak pėr gjak²u ruajt edhe nė vitet pasardhės. .

Si rrjedhojė e kėtyre dallimeve ekonomike-shoqėrore, Kanuni  i Labėrisė rregullonte marrėdhėniet juridike ndėrmjet ēifligarėve e ēifēinjėve, marrėdhėnieve civile e kontraktore tė pronarėve tė tokės e bujqve, agallarėve  pronarėve tė kopeve tė bagėtive e ēobanėve qė paraqesin dallim tė dukshme tė Kanunit tė Labėrisė nga Kanuni i Lekės  apo Kanuni i Skėnderbeut nė Veri tė Shqipėrisė.

Dallime jo tė pakta vėrehen edhe nė rregullimin e marrėdhėnieve familjare e martesore. Fiset dhe familjet e mėdha patriakale nė Labėri, qė nga gjysma e dytė e shekullit XVIII- fillimet e shek.XIX, ishin nė procesin e shpėrbėrjes sė plotė dhe ua linin vendin vėllazėrive, familjeve tė mesme e tė vogla, tė ndara nga trungu prindėror, me ekonomi mė vete, tė vogėl apo tė mesme. Tradita gojore dėshmon se familja labe,  nė shumicėn e madhe, pėrbėhej si rregull nga 10-20 veta, maksimumi deri nė 30 veta, ndryshe nga ajo nė Zonat e Veriut, ku vepronte Kanuni i Lekės apo Kanuni i Skėnderbeut, qė arrinte deri nė 100 veta.

Zakonet e vjetra patriarkale ishin skllavėruese pėr gruan. Ato nuk i njihnin asaj tė drejta nė krahasim me burrin, veēse i mbronin nderin e saj.

Nga gjysma e dytė e shekullit XIX, pas reformave tė normave tė vjetra, pozita e gruas nė Labėri shkoi duke u forcuar brenda familjes, ashtu dhe nė marrėdhėniet martesore qė gradualisht u liberalizuan nė njė masė ose nė tjetrėn. Marrėdhėniet patriarkale-fisnore, autoriteti absolut prindėror dhe sundimi absolut i burrit ndaj gruas, pėsuan zbutje, natyrisht, duke ruajtur, diku mė fort e diku mė pak, gjurmėt e patriarkalizmit tė kohės sė kaluar. Gruaja fitoi disa tė drejta e liri,  qė i mohoheshin mė parė. Fėmijėt madhorė mund tė ndaheshin mė lehtė nga trungu prindėror, etj.

Dallime e veēori nė Kanunin e Labėrisė nga Kanuni i Lekės, apo Kanuni i Skėnderbeut ka pėrsa i pėrket organizimit tė vetėqeverisjes vendore. Nė kėtė kanun nuk njihen pozita dhe privilegjet e Derės sė Gjonmarkajve, si nė Kanunin e Lekės, nuk njihet instituti i bajraktarėve, i krerėve tė fiseve, por pranohet roli i Kuvendeve, i pleqve, i parisė sė vendit, i kapedanėve, i vegjėlisė dhe i gjyqit tė pleqve. Nė kėtė drejtim ka ushtruar ndikim nė Kanun edhe krijimi dhe funksionimi i pashallėkut tė Janinės, nėn drejtimin e Ali Pashė Tepelenės.

Veē kėtyre, pėr zėvendėsimin e normave tė vjetra me norma tė reja tė Kanunit, merita tė mėdha i takojnė pėrhapjes sė arsimit e tė kulturės me ēeljen e shkollave qė nė fillimet e shek.XIX, krijimin e klubeve patriotike kulturore nė Labėri etj.

Popullsia e Labėrisė, e zonave tė vetėqeverisjes vendore, nuk ka qenė krejtėsisht e izoluar, e shkėputur nga kryeqendrat si Gjirokastra, Delvina, Vlora dhe Janina, ku zhvillohej tregtia dhe jeta kulturore.

Kontaktet e Labėrisė me shkollat dhe me jetėn kulturore tė qyteteve kryesore, e posaēėrisht kurbeti, lidhjet tregtare me shtete tė tjerė si Greqia, Turqia e Italia, kanė luajtur rol tė madh pėrparimtar nė Labėri. Tė gjithė kėta faktorė tė harrur sė bashku vepruan aktivisht nė ndryshimin e mentaliteteve tė njerėzve, pėr qytetėrimin e shoqėrisė dhe, si rrjedhojė edhe pėr ndryshimet pozitive tė normave tė Kanunit tė vjetėr tė Labėrisė, qė pasqyrohen nė rregullimin e marrėdhėnieve juridike.

Megjithatė, kanuneve shqiptare u pėrshtatet sentenca e filozofisė sė vjetėr greke "Jemi bashkė, pse jemi ndryshe".

Nė njė masė ose tjetrėn kjo sentencė ka vlera edhe pėr krahasimet e Kanunit tė Labėrisė me zakonet juridike tė Greqisė sė vjetėr, tė pėrshkruara me mjeshtėri nga Eskili.

Kanunet janė dhe do tė mbeten si monumente historike tė vlerave kulturore tė popullit shqiptar, pasqyra tė historisė dhe tė karakterit tė tij fisnik.

Mbi tė gjitha ngjashmėritė themelore dėshmojnė lashtėsinė e popullit shqiptar, tė kulturės sė tij nė pėrgjithėsi dhe tė asaj juridike nė veēanti, si dhe unitetin e pandashėm tė kombit tonė nė trojet e tij ilire.

Kanunet shqiptare, bashkė me Statutet e qyteteve bregdetare (Durrėsit, Shkodrės, Tivarit, Drishtit, Budvės) tė shek.XIV mbetėn pasuri kombėtare, nderim pėr tė parėt tanė, tė cilėt na i lanė kėtė trashėgimi tė pasur kulturore.

Nė kėtė parathėnie nuk ėshtė parė e nevojshme tė zhvillohen gjerėsisht karakteristikat dhe institutet kryesorė tė Kanunit, pėr arsye se ėshtė botuar mė parė libri i autorit: "E drejta zakonore e Labėrisė", i cili nė njėfarė mėnyre mund tė quhet edhe komentari i kanunit, kėshtu qė nuk do tė kishte vend pėr pėrsėritje. Libri dhe Kanuni janė nė unitet organik, duke ruajtur secili tiparet e veēanta tė tij. 

Sigurisht , Kanuni ėshtė pasuruar me mjaft norma tė reja dhe me praktikat e zbatimit tė tij nė hapėsira tė gjėra tė Labėrisė, tej atyre qė pėrmenden nė libėr. Pėr kėtė arsye normat e kanunit mbeten objekt hulumtimi e studimi shkencor nga studiuesit.

 

Enter supporting content here

lineee011.gif

Kanuni i Laberise