Make your own free website on Tripod.com

Kanuni i Labėrisė

Zhvillimi historik e kanunit

Home
Prof. Dr. Ismet Elezi
Falendrim
Parathenie
Rendesia e botimit
Qellimi i botimit
Burimet e normave
Zhvillimi historik e kanunit
Mbledhja e normave te kanunit
Emertimi i Kanunit
Permbajtja e Kanunit
Struktura e botimit, praktika kanuore, konsulta para botimit
Dita e promovimit
Historia e sė drejtės penale
Zhvillimi historik i mendimit teorik - juridik shqiptar
Ilir Balili
Zeri i Amerikes

4. Zhvillimi historik i Kanunit tė Labėrisė.

 

Nė shoqėrinė shqiptare, si nė ēdo shoqėri tjetėr njerėzore, nė stadet mė tė hershme tė saj janė njohur tabutė, si veprime tė ndaluara. Shkelėsit e tyre dėnoheshin me dėnime tė ndryshme. Veē kėtyre nė shoqėri kanė vepruar normat e moralit, bazuar nė filozofinė e sė mirės e tė keqes dhe pėrcaktonin se si duhej tė silleshin njerėzit.

Gjithashtu u shfaqėn zakonet, qė kanė luajtur rol tė rėndėsishėm pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore nė grupet etnike.

Me zhvillimin historik tė shoqėrisė, si pasojė e dallimeve ekonomike shoqėrore, u diktua nevoja e shndėrrimit tė zakoneve nė norma tė sė drejtės zakonore.

Megjithatė nuk mund tė mohohet se edhe nė Labėri kanė ekzistuar sisteme tė ndryshme tė sė drejtės, bartės tė sė cilave kanė qenė grupe tė ndryshme sociale e kulturore, ndaj tė cilave veprojnė kėto sisteme. Nė literaturėn historike e juridike tė vendit e tė huaj, ėshtė pranuar se perandoria bizantine, si ajo romake, ishte e detyruar tu njihte bashkėsive tė ndryshme etnike, pėrfshirė shqiptarėt, format patriarkale tė ekzistencės sė tyre kombėtare si dhe normat e sė drejtės zakonore pėr vetėqeverisjen vendore. Konkretisht kanė vepruar e drejta romake, bizantine (nga e cila ėshtė huazuar dėnimi me prerjen e gjymtyrėve hundės, veshit etj) dhe sidomos sheriati, ligjet e shtetit osman, e drejta kishtare dhe paralelisht me to edhe e drejta zakonore, venomet, qė pėrfaqėsojnė pluralizmin juridik. Ato kanė pasur mbi tė ndikime sidomos nė marrėdhėniet  familjare e martesore.

Megjithatė, ėshtė gjithashtu fakt i pamohueshėm, se e drejta zakonore e Labėrisė, dhe ajo mbarė shqiptare nuk u asimilua, por nė pėrmbajtje tė saj, ruajti karakterin origjinal shqiptar e kombėtar dhe vazhdoi tė mbijetonte e tė zbatohej nė praktikė. Ajo ishte pjesė pėrbėrėse e qėndresės sė popullit kundėr pushtuesve tė huaj. Nė rast se ajo do tė ishte asimiluar gjatė pushtimit osman, atėherė njerėzit do tė detyroheshin tė zbatonin vetėm sheriatin dhe tė humbitnin edhe gjuhėn shqipe siē kanė humbur edhe njėzetmijė gjuhė tė ndryshme.

Mirėpo, origjina e normave tė sė drejtės zakonore mbarė shqiptare, pėrfshirė atė tė Labėrisė, i pėrket lashtėsisė, para pushtimit romak, qė nga ilirėt (shek.IV-I para erės sė re). Sipas Shtjefėn Gjeēovit  emri i sė drejtės zakonore te shqiptarėt e Shqipėrisė sė jugut lidhet me emrin e Pirros mbretit tė Epirit. ²Krahu qė i afrohet Gjirokastrės thonė: ²Me ba kuvėnd mbas Kanunit tė Pirrit² mbretit tė Epirit.[1] Kjo ėshtė njė hipotezė e ngjashme me atė tė historianit Kasem Biēoku se Kanuni i Lekės ka lidhje me emrin e Aleksandėrit tė Madh, qė mbetet objekt hulumtimi i diskutimit shkencor.

               Kėto norma u pėrcollėn nė traditėn gojore gjatė shekujve deri nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, gjithmonė nė trajtėn e normave tė sjelljeve tė pashkruara, qė pėrbėn karakteristikėn kryesore tė sė drejtės zakonore.

Normat e sė drejtės zakonore tė pėrfshira nė Kanun nuk kanė qenė statike nė tė gjitha kohėt. Ato kanė pėsuar evolucionin e tyre historik, janė ndryshuar e plotėsuar me norma tė reja, nė pėrshtatje me kėrkesat objektive tė zhvillimit ekonomiko-shoqėror e kulturor tė Labėrisė.

E drejta zakonore e Labėrisė, ndonėse ka origjinė qė nga lashtėsia, gojėdhėna popullore ia atribuon Kanunin Papa Zhulit nga Zhulati, shek.XI, i cili, flitet se ka qenė prift edhe si prijės i Kurveleshit i njohur nga normanėt gjatė pushtimit tė tyre (1081). Figura e Papa Zhulit i takon kohės sė Bizantit, ēka dėshmon se gjurmėt e Kanunit tė Labėrisė gjenden qysh atėherė dhe kanė vepruar nė praktikė krahas monokanonit bizantin. Pėr kėtė legjendė ka shkruar edhe Eqrem Vlora (Shejzat 1957) pavarėsisht se ende nuk janė gjetur dokumente tė shkruara.  

Ėshtė interesant fakti se kjo gojėdhėnė pėr Papa Zhulin nė Labėri, ka shumė ngjashmėri me atė nė Malėsinė e Veriut, qė i atribuon Kanunin mesjetar Lekė Dukagjinit, apo Kanuni i Skėnderbeut, ndonėse edhe pėr kėta nuk ka dokumente arkivore.

Sipas mendimit tonė, tė shprehur edhe mė parė, as Lekė Dukagjini dhe as Papa Zhuli nuk ka qenė e nuk mund tė ishin krijuesit e kodifikuesit e Kanunit, derisa normat e Kanunit kanė origjinė shumė mė herėt, por, nė rastin mė tė mirė ata mund tė kenė bėrė ndonjė ndryshim tė normave tė vjetra pėr zėvendėsimin  me norma tė reja nė pėrshtatje me kėrkesat e kohės, ose kanė ushtruar autoritetin e tyre pėr zbatimin e kėtyre normave.

Veē asaj, nė Kurvelesh gojėdhėna popullore nuk i jep ndonjė rol tė veēantė Papa Zhulit, ashtu siē ndodh nė malėsi tė Veriut pėr Lekė Dukagjinin ose pėr Skėnderbeun.

Nė vitin 1492, Porta e Lartė, i njohu zyrtarisht Himarės, si kryeqendėr e kryengritjeve tė Labėrisė kundėr pushtuesit osman, venomet e saj, tė drejtėn pėr t’u vetėqeverisur me normat juridike tė saj. Himara, nė shekujt XV dhe XVI pėrfshinte bregun e detit deri nė Butrint dhe gjithė pothuaj Labėrinė e sotme. Nga dokumente tė mėvonshme del se nė Himarė bėnin pjesė fshatrat e Tepelenės, tė Kurveleshit, Kudhėsi, Smokthina, Mesapliku, Dukati, Tragjasi, Drashovica, Lapardha etj. (mbi 50 fshatra).

Shtegtarėt anglezė qė kanė vizituar Himarėn nė shek.XVII, K.Liku, E.Liri, J.Hobhaus etj shkruajnė pėr njė kod zakonor tė fortė qė vepronte nė Himarė. Dhe vetėm nė gjysmėn e parė tė shek.XIX Himara u kufizua nė shtatė fshatrat e njohura tė Bregdetit: Himarė, Qeparo, Kudhės, Vuno, Pilur, Dhėrmi dhe Palasė.

Njohja e venomeve vazhdoi edhe kur filluan tė zbatoheshin reformat e Tanzimatit (1839).

Mė vonė gojėdhėna popullore njeh Gjokutėn nga Kuēi si ligjvėnės, qė mendohet se ka jetuar nė mesjetė (1615), por edhe pėr kėtė nuk ka dokumente tė shkruara. Pavarėsisht nga mungesa e burimeve arkivore, normat e sė drejtės zakonore tė Labėrisė, kanė vazhduar tė veprojnė gjatė shekujve.

Ndryshime nė tė drejtėn zakonore tė Labėrisė njihen nė shekujt XVIII-XX-tė. Sipas gojėdhėnės popullore kėtu mund tė pėrmenden Kuvendi i burrave, i mbledhur nė Senicė (Delvinė) nė (shek.XVIII) me pėrfaqėsues nga Delvina, Zhulati, Filati, Smokthina, Himara, Vunoi, Qeparoi, Borshi, Piqerasi, Shevasija, Nivica, Tatzati, Kalasa, Kardhiqi, Lukova, e deri nga Lunxhėria.

 

Kėnga popullore thotė:

               Gjėmon vendi nga oshtima

Vijnė kalorės, vijnė trima

Nga Himara, nga Smokthina,

Nga Labova nga Delvina…

……………………… …….

Fakti qė Kuvendi u mbajt nė njė fshat qė i pėrkiste besimit kristian me pjesėmarrjen e gjerė edhe tė pėrfaqėsuesve nga shumė fshatra qė ishin kthyer nė shekullin XVII-XVIII nė  besimin mysliman, ishte me rėndėsi politike kombėtare. Ai dėshmoi pėr tolerancėn e madhe fetare qė ekzistonte nė Labėri qė nė shek.XVIII dhe njėkohėsisht pėr qėndrimin e vendosur patriotik tė popullit nė mbrojtje tė zakoneve e tė traditave tė tij.

 Me guxim e vendosmėri ai pėrballoi politikėn shtypėse tė pushtuesve osmanė, propagandėn presionet e intrigat e Patriarkanės sė Stambollit, politikėn nacionaliste ekstremiste tė shovinistėve fqinjė e tė kishės ortodokse greke, pėr tė pėrēarė e prishė harmoninė fetare pėr bashkėjetesė tė banorėve tė kėtyre krahinave.

Pikėrisht pėr kėto arsye marrjen e vendimit tė pėrbashkėt tė Kuvendit populli e quajti: “Nė Senicė u bė palcimi” dmth. pajtimi, bashkimi. Megjithėse krahas sė drejtės zakonore vepronte edhe e drejta kishtare pėrsėri nė kėtė ngjarje del qartė se e drejta zakonore zbatohej nė praktikė pa u shkrirė me tė drejtėn kishtare e Sheriatin. Kėto ligje tė pashkruara ishin tė njėjta pėr tė gjithė pavarėsisht nga pėrkatėsia e besimit fetar, ndryshimi i fesė nuk kishte sjellė pengesė nė zbatimin e sė drejtės zakonore nė Labėri, por ishte nė harmoni me ndjenjat individuale tė besimit fetar tė tė krishterėve e myslimanėve.

Mbėshtetur nė realitetin shqiptar Faik Konica shprehet se nė "Shqipėri ka ekzistuar toleranca fetare dhe ėshtė i vetmi vend i Evropės, ku nuk ka pasur luftėra fetare”. (Konica, vepra 1993)

 Nė kėtė kuvend u shqyrtua ēėshtja e vjedhjes sė njė viēi nė Bamatat (Delvinė) nga njė person nga Lukova. Kuvendi e dėnoi kusarin pėr 1 me 5 dhe 500 grosh gjobė, sa ishte sharti. Mirėpo ai nuk u bind e nuk e pranoi vendimin. Pėr kėtė Kuvendi vendosi njė normė tė re dėnimin me vdekje (me vrasje) pėr moszbatimin e vendimit tė Kuvendit dhe pėr vjedhje tė pasurisė sė tjetrit.

Pėrsėri sipas gojėdhėnės popullore Kuvendi i dytė i madh me rėndėsi tė veēantė historike pėr tė drejtėn zakonore tė Labėrisė u mbajt nė shek.XVIII nė Zhulat, te rrapi i Agait, poshtė qafės sė Taroninės, nėn drejtimin e burrit tė shquar  tė zakonit dhe agait Idriz Sullit.

Nė kėtė Kuvend morėn pjesė burra tė dalluar zakoni nga Kurveleshi, Himara, Bregdeti nė tėrėsi, Rrėzoma, Smokthina, Delvina, Labova, Tepelena e deri nga Mallakastra, si Zenel Gjoleka, Hodo Nivica, Ēelo Picari, Tafil Buzi, Belul Zoto, Fejzo Gjika, Ali Harmova, Lab Duka, Sheh Alia, Xhafer Demua, Rrapo Hekali (Mallakastra) e shumė tė tjerė.

Kjo ngjarje e madhe ishte dėshmi tjetėr e gjallė e bashkimit dhe e vėllazėrimit tė njerėzve, burrave tė zakonit qė i pėrkisnin besimit, kristian e mysliman pėr mbrojtjen dhe reformimin e sė drejtės zakonore nė Labėri, e pėrjetėsuar nė kėngėn popullore. 

                Nė njė variant    kėngės popullore thuhet :

                                                                   

                                                                             

Tek rrapi  nė Taroninė                          

Qė ėshtė pranė Zhulatit                  

Seē e mblodhi miqėsinė                  

Tė lidhin ligat e fatit                          

Gjithė krahinat i ftuan                                  

Delegatėt tė dėrgojnė                       

Kishin pėr tė biseduar                        

Nga tė gjitha anėt rrodhėn…..

 

Variant tjetėr :

………………………..

U thotė Idriz Agai:    

Mbani vesh o kapedanė

Dhe ju bejlerė e  agallarė

Tė madhe ju bėj rixhanė (lutjen)

Tė lidhim mirė ixhanė (pajtimin)

 

 

  Kuvendi i burrave bėri shtesa e ndryshime tė rėndėsishme nė Kanunin e vjetėr, duke pranuar norma tė reja, tė cilat u njohėn me emrin “Shartet e Idriz Sullit”. Ato janė zhvillim e pasurim i mėtejshėm i sė drejtės zakonore tė Labėrisė, tė cilat u kundėrvihen ndikimeve tė Sheriatit, qė kishte filluar tė zbatohej nė Labėri pas reformave tė Tanzimatit (1839).

E drejta zakonore nė Labėri u qėndroi kėtyre reformave e nuk u asimilua nga Sheriati dhe ligjet osmane.

Veēanėrisht nė Himarė e nė zonėn malore tė Kurveleshit, qė kishin njė farė autonomie, Kanuni, si pjesė e qėndresės popullore kundėr pushtuesve tė huaj, u ruajt mė fort e mė kompakt pėr vetėqeverisjen vendore, ashtu sikurse kėngėt, vallet, vajtimet e kostumet popullore labe.

   Ndėr ndryshimet mė tė rėndėsishme mund tė pėrmenden: Zgjerimi e forcimi i pronės private nė dėm tė asaj tė pėrbashkėt, prirja pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, posaēėrisht tė gruas, duke i njohur tė drejtėn pėr tė punuar jashtė shtėpisė bashkė me burrat. Pėr kėtė dha shembullin i pari vetė agai Idriz Sulli. Deri nė atė kohė gratė e agallarėve, nėn ndikimin e sheriatit, qėndronin  tė mbyllura brenda dhe mbulonin fytyrėn me perēe nė disa zona.

 Normė tjetėr e re ishte ajo e ndarjes sė gruas, pa sjellė si pasojė vrasjen. Dhe pėr kėtė e dha shembullin personal Idriz Sulli, i cili i tha dhendėrrit ta ndante vajzėn e tij dhe nuk do tė prekej (vritej). Ngjarja kėshtu u zhvillua. Idrizi nuk e vrau. Njė shart tjetėr ishte qė hajdutit tė mos i pritej dora, siē veprohej mė parė ( nėn ndikimin e sė drejtės bizantine dhe tė kuranit), por tė paguante njėfishin e sendit tė vjedhur kur ishte jashtė shtėpisė, ndėrsa brenda shtėpisė dyfishin ose pesėfishin dhe pesėqind grosh kallauz. Gjithashtu u vendosėn dėnime tė rėnda pėr krimin e tradhtisė.

Ali Pashė Tepelena (1740-1822) nė pashallėkun e tij, krahas sheriatit pėr popullsinė myslimane dhe kanuneve kishtare pėr banorėt e krishterė, zbatoi bujurditė (urdhėresat) e tij. Nė raste tė veēanta lejoi tė zbatohej edhe e drejta zakonore vendase. Por, sipas gojėdhėnės popullore Ali Pasha e vrau Idriz Sullin, sepse kėrkonte tė kufizonte veprimin e kanunit. Pavarėsisht nga motivet, vrasja e kėtij burrė zakoni tė shquar ishte njė krim i rėndė.

Pasi nėnshtroi me forcė tė armėve dhe futi nė pashallėkun e tij edhe Sulin e Himarėn (1798), Ali Pasha u pėrpoq tė bėnte organizimin gjyqėsor nė ēdo qytet e krahinė dhe tė zbatonte ligjet njėlloj si pėr myslimanėt dhe tė krishterėt, sipas parimit tė barazisė para ligjit.

Me kėto masa synonte tė bėnte njė hap pėrpara sipas modelit tė shteteve perėndimore.

Gjithashtu ai kufizoi vrasjet pėr gjakmarrje dhe gjakmarrjen e zėvendėsoi me dėnime tė tjera, si me pagimin e dietės (shpėrblimin e gjakut) ose me dėbimin e deri me dėnimin me vdekje, siē veprohej nė shtetet e tjerė pėr vrasjet me dashje.

Pėr kufizimin e gjakmarrjes e tė pasojave tė saj (ngujimet) nė Labėri kanė luajtur rol tė madh Kuvendet e burrave qė nga shek.XVIII e nė vazhdimėsi.

Ky fakt ėshtė njė argument tjetėr i fuqishėm nė mbėshtetje tė pikėpamjes qė mbronte At Gjergj Fishta nė parathėnien e Kanunit tė Lekė Dukagjinit kundėr autorėve qė shpreheshin  se gjakmarrja pėrcaktonte “barabarėsinė e egėrsinė e kombit shqiptar…”.

Mbas Kanunit – thotė Fishta, qi asht tė shprehunit e shpirtit tė Kombit shqiptar, vrasa asht e ndėshkueme me dekė (vdekje). (Parathėnia e KLD, f.XXII)

Procesi i kufizimit gradual deri nė zhdukje i gjakmarrjes nė Labėri, ėshtė dėshmi e gjallė edhe kundėr pikėpamjeve tė Lombrozos e pasuesve tė tij, qė e shpjegojnė gjakmarrjen nga pozita biologjike dhe ia atribuojnė racės shqiptare, ndonėse dihet botėrisht qė ajo ka qenė fenomen historik – shoqėror ndėrkombėtar, qė ka lindur nė bashkėsinė primitive, si rrjedhojė e jetesės sė pėrbashkėt, e solidaritetit ndėrmjet njerėzve, qė pėrcaktonte vetėmbrojtjen nė kushtet e mungesės sė shtetit.

Megjithatė, si nė zonat e tjera malore, edhe nė Labėri, nė njė shoqėri ku nuk kishte autoritet shtetėror, hakmarrja nė kuptimin e gjerė tė fjalės, vepronte pėr rivendosjen e drejtėsisė, si shpagim pėr rrahjen, fyerjen, shpifjen ose nga ēdo veprim tjetėr i padrejtė nė dėm tė palės sė dėmtuar.

Nė kėtė kuptim edhe gjakmarrja ishte veprimi pėr marrjen e gjakut tė babait, djalit, vėllait, xhaxhait, nipit nga babai tė vrarė mė parė. Derisa nuk kishte autoritet shtetėror pėr mbrojtjen e jetės, gjakmarrja funksiononte si mjet i vetėmbrojtjes. Krejt ndryshe ėshtė gjakmarrja nė kushtet e funksionimit tė shtetit. Ajo nga mjet e vetėmbrojtjes kthehet nė vetėgjyqėsi dhe ėshtė e dėnueshme nga ligjet e shtetit.

Normat e sė drejtės zakonore vazhduan tė vepronin nė Labėri  edhe pas shpalljes sė Pamvarsisė Kombėtare dhe krijimit tė shtetit kombėtar Shqiptar (28 Nėntor 1912).

Qeveria e Vlorės, e kryesuar nga patrioti Ismail Qemali, pėr shkak tė gjendjes politike, ekonomike e shoqėrore nė tė cilėn ndodhej, tė izolimit dhe veprimit fort tė zakoneve e traditave tė vjetra, lejoi pėrkohėsisht normat e sė drejtės zakonore, sidomos ato qė kishin tė bėnin me rregullimin e hakmarrjes e tė gjakmarrjes.

Ky qėndrim gjeti mirėkuptim jo vetėm nė Labėri por edhe nė popullatėn e atyre zonave ku ishte problem gjakmarrja, e cila mbėshteti qeverinė, siē ishte vendimi i krerėve tė Malėsisė sė Veriut tė datės 6 shtator 1913 tė mbledhur nė Krujė.

Nė Kanunin e Zhurisė (1913), tė miratuar nga qeveria e Ismail Qemalit, krahas normave juridike me karakter penal e procedural, ka edhe disa norma tė sė drejtės zakonore. Nga vitet 1913 Labėria u pushtua, u shkatėrrua e masakrua nga andartet greke dhe, vetėm nė gusht – shtator 1916, banorėt e Kurveleshit tė zhvendosur me dhunė, pas dy vjetėsh u kthyen nga lumi i Vlorės nė fshatrat e tyre tė djegur e tė shkatėrruar krejtėsisht, qė ndodheshin nėn pushtimin italian pas atij grek. Kjo gjendje vazhdoi edhe pas mbarimit, tė Luftės sė Parė Botėrore (1918) dhe deri nė luftėn e Vlorės nė vitin (1920).

Edhe gjatė kėtyre pushtimeve tė huaja, populli i Labėrisė vazhdoi tė vetėqeveriset pėr aq sa mundej, nėpėrmjet sė drejtės zakonore.     

Ndryshime e pėrmirėsime tė Kanunit tė Labėrisė nga pleqtė e zakonit dhe kuvendet e burrave janė bėrė edhe nė vitet pasardhės deri nė vitet 20-tė tė shekullit XX, nga pėrfaqėsuesit e fshatrave tė Kurveleshit, tė mbledhur nė Gusmar nė vitin 1921, i cili vendosi pajtimin e gjaqeve-hasmėrive.

Me rėndėsi tė madhe historike, politike e juridike ėshtė Kuvendi (Kongresi) i Labėrisė, i mbledhur nė Kuē tė Kurveleshit mė 28 nėntor 1924, nė njė situatė, kur kishin fituar idetė e revolucionit demokratik tė qershorit 1924 dhe qeveria e Fan Nolit kishte programuar reforma tė thella ligjore. Ndėrkohė normat e sė drejtės zakonore vepronin ende me forcė nė Kurvelesh. Nė Kuvend morėn pjesė delegatė jo vetėm nga Labėria, por edhe nga Kruja, Lumi i Matit, Mirdita, Shala e Dukagjini etj. Tė gjithė kėta delegatė ishin veteranė vullnetarė dhe i dhanė Kuvendit karakter kombėtar.

Komisioni organizator i Kuvendit shpallte se lufta kundėr zakoneve tė kėqija ėshtė pjesė pėrbėrėse e luftės pėr forcimin kombėtar dhe demokratik.

Njė nga vendimet kryesore tė Kuvendit ishte padyshim pajtimi i gjaqeve- hasmėrive dhe ndalimi i hakmarrjeve, si njė plagė shoqėrore me pasoja tė rėnda, si dhe masat ndėshkuese kundėr atyre qė do tė shkelnin kėtė normė zakonore tė Kuvendit. Kjo normė kishte karakter tė thellė humanitar, sepse ēlironte njeriun nga ankthi i vrasjeve pėr gjakmarrje dhe godiste mentalitetet e sė kaluarės.

Gjithashtu u vendos ndalimi i zakoneve te vjetra patriarkale nė marrėdhėniet familjare e martesore, sidomos ndalimi i fejesave tė fėmijėve  tė paralindur ose tė fėmijėve tė mitur, lirimi i grave nga punėt e renda etj. Kėto reforma pasqyronin idetė demokratike pėr emancipimin dhe barazinė e gruas me burrin.

Ndėr faktorėt subjektivė pėr reformat  qė synonte tė bėnte Kuvendi njė rol tė veēantė pozitiv ka luajtur nisiatori, organizatori dhe drejtuesi i Kuvendit  juristi Sali  Hallkakondi nga Vranishti i Vlorės, njohės i zakoneve tė vendit dhe i ligjeve  pėrparimtare tė shteteve demokratike tė asaj kohe, i cili pati mbėshtetjen e plotė tė patriotit e intelektualit Halim Xhelo, ndonėse ky nuk mundi tė merrte pjesė nė Kuvend.

Nė vendimet e kėtij kuvendi hidhej njė hap pėrpara pėr tė realizuar idealet e rilindėsve tanė tė mėdhenj dhe vendimet e Kongresit tė Lushnjės (1920), pėr zėvendėsimin e sė drejtės arkaike zakonore me ligje tė reja pėrparimtare e demokratike.

Nė vitet pasardhės (1928 - 1939), gjatė regjimit monarkist tė Zogut dolėn Kodet e rinj dhe ligje me orientim perėndimor, por megjithė atė, u njohėn edhe kanunet e Lekės e tė  Skėnderbeut pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore tė veēanta.

Labėria, jo vetėm ka qenė ēerdhe luftėtarėsh trima, por ajo ėshtė dalluar edhe pėr njerėz tė tjerė tė urtė, tė menēur,pleq zakoni, interpretues e zbatues tė mirėnjohur tė normave tė sė drejtės zakonore. Tė tillė njihen nė traditėn gojore tė shekullit tė XX: Arif Mėhilli,(Kuē), Laze Malua nė Tėrbaē, Sali Hallkokondi nė Vranisht, Zaēe Ēelo nė Mesaplik, Memo Meta nė Brataj, Zoto Mahmuti nė Ramicė, Hamit Selmani nė Dukat, Riza Runa nė Nivicė, Rrapo Ēelua nė Sevaster, Ismail Bezhani nė Fterrė, Hito Zaēe nė Golem, Arif Malo, Kadri Gjoleka, Xhafer Aliko nė Kuē, Josif Kopali nė Ēorraj, Shaban Bineri nė Fushė Bardhė, Neēo Veizi e Jani Rexho  nė Himarė, Beqir Velo nė Kaninė, Odhise Kasneci nė Vuno e sa e sa tė tjerė.

Kėrkoj falje nė qoftėse nuk janė pėrmendur tė gjithė ata qė janė dalluar si pleq zakoni, por kjo thjeshte pėr arsye se nė njė parathėnie nuk mund tė zgjatesh pafund.

Megjithatė, kujtimi i tyre ruhet me respekt nga populli i Labėrisė dhe nga autori.

Lavdia e brezave qė na lanė trashėgimi kėto vlera tė mėdha kulturore, si gurė tė ēmuar nė thesarin e kulturės kombėtare shqiptare ėshtė e pėrjetshme.

 

 



[1] E Drejta Zakonore shqiptare Tiranė 1989, faqe 128  shėn 6

Enter supporting content here

lineee011.gif

Kanuni i Laberise