Kanuni i Labėrisė

Burimet e normave

Home
Prof. Dr. Ismet Elezi
Falendrim
Parathenie
Rendesia e botimit
Qellimi i botimit
Burimet e normave
Zhvillimi historik e kanunit
Mbledhja e normave te kanunit
Emertimi i Kanunit
Permbajtja e Kanunit
Struktura e botimit, praktika kanuore, konsulta para botimit
Dita e promovimit
Historia e sė drejtės penale
Zhvillimi historik i mendimit teorik - juridik shqiptar
Ilir Balili
Zeri i Amerikes

3. Burimet e normave tė Kanunit.

 

Krijuesi i normave tė Kanunit ėshtė vetė populli i Labėrisė me menēurinė e tij. Ato pasqyrojnė botėn  shpirtėrore tė tij tė pėrcaktuar nė analize tė fundit nga kushtet materiale tė jetesės. Nevojat historike, shoqėrore, ekonomike, jetėsore tė njerėzve kanė diktuar vendosjen e normave, zakoneve, rregullave tė sjelljes nė mes tyre, bazuar nė parimet e larta tė moralit.

Zakonet kanė luajtur rol parėsor nė formacionet e hershme shoqėrore parashtetėrore, pėr rregullimin e marrėdhėnieve brenda njė grupi shoqėror. Ato gjithashtu kanė rėndėsi tė veēantė nė formimin e sistemit tė sė drejtės.

Historikisht dihet  se zakonet kanė vepruar e veprojnė mė gjatė, pavarėsisht se nuk janė sanksionuar nga shteti.

Kushtet historike nė tė cilat ka kaluar Shqipėria nė tėrėsi dhe Labėria nė veēanti dhe zhvillimet e brendshme ekonomike-shoqėrore, kanė pėrcaktuar faktin qė mjaft zakone ndryshuan nė brendėsi dhe u shndėrruan nė norma tė sė drejtės zakonore, u bėnė pjesė pėrbėrėse e sistemit tė sė drejtės. E drejta zakonore ėshtė forma fillestare dhe mė e lashtė e sė drejtės. Fakti qė ajo vazhdoi tė veprojė deri nė kohėn tonė, tregon pėr forcėn e potencialin e sė drejtės zakonore. Pikėrisht pėr kėto arsye ajo ėshtė ndėr problemet kryesore tė teorisė tė sė drejtės bashkėkohore.

Pleqtė e zakonit, nėpėrmjet zgjidhjes sė ēėshtjeve, mosmarrėveshjeve a konflikteve tė ndryshme, ose u referoheshin zakoneve tė mėparshme, ose vendosnin njė normė tė re, e cila, vihej nė pėrdorim edhe pėr zgjidhje analoge nė tė ardhmen si precedent gjygjėsor. Kėshtu bėhet kalimi gradual nga zakonet e lashta tė tė parėve nė norma tė sė drejtės zakonore, si rezultat i zhvillimit historik, i ndarjes dhe i diferencimit tė shoqėrisė nė klasa, pozita ekonomike e tė cilave u sanksionua nė normat e sė drejtės zakonore.

Pikėrisht pėr kėto arsye kanuni pėrmban norma sjelljeje qė nga lashtėsia, nga Ilirėt, rendi gjinor, nga mesjeta dhe shtresėzime tė reja, veēanėrisht nė shek.XVIII dhe deri nė gjysmėn e parė tė shek.XX.

Pra, burimi i parė kryesor i normave tė Kanunit tė Labėrisė, janė zakonet qė u kthyen nė norma juridike, pėr shkak tė zbatimit tė tyre tė vazhdueshėm e tė detyrueshėm. Veē normave tė pėrbashkėta tė sė drejtės zakonore, nė njėsi tokėsore tė veēanta, nė fshatra, kanė vepruar edhe zakone tė vendit tė detyrueshėm pėr t’u zbatuar brenda tyre. Sipas vendit bėhet kuvendi.

Burimi tjetėr kryesor i normave tė Kanunit janė vendimet e Kuvendit tė burrave, besėlidhjet e ndryshme pėr ēėshtje tė rėndėsishme, si psh pėr pajtimin e gjaqeve (hasmėrive), ndarjen e kufijve tė tokave  apo tė maleve, etj.

Nė Labėri janė zhvilluar mjaft kuvende tė rėndėsishme qė njihen nė historinė e popullit shqiptar, si  i Himarės (Shekulli XV). Kuvendi i Progonatit (1846), Kuvendi i Mesaplikut (1847) dhe kuvende tė tjerė, tė cilėt lidhen drejtpėrsėdrejti me reformat e sė drejtės zakonore tė Labėrisė, e pėr tė cilėt do tė flitet mė poshtė.

Pikėrisht kėto burime tė sė drejtės zakonore pėrbėnin bazėn pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore ndėrmjet njerėzve tė bashkėsisė labe. Ato njėkohėsisht ishin mburoja nga ēdo arbitraritet, sepse askush nuk mund tė vihej para pėrgjegjėsisė civile, penale apo pėr shkelje tė tjera, pa u mbėshtetur nė normat e Kanunit. Ēdo veprim ishte i domosdoshėm tė bazohej nė kėto norma.

Askush nuk mund tė vepronte nė kundėrshtim apo duke i anashkaluar ato, ndryshe reagonte tėrė bashkėsia dhe nuk lejonte vetėgjyqėsinė.

 

Enter supporting content here

lineee011.gif

Kanuni i Laberise