Kanuni i Labėrisė

Struktura e botimit, praktika kanuore, konsulta para botimit

Home
Prof. Dr. Ismet Elezi
Falendrim
Parathenie
Rendesia e botimit
Qellimi i botimit
Burimet e normave
Zhvillimi historik e kanunit
Mbledhja e normave te kanunit
Emertimi i Kanunit
Permbajtja e Kanunit
Struktura e botimit, praktika kanuore, konsulta para botimit
Dita e promovimit
Historia e sė drejtės penale
Zhvillimi historik i mendimit teorik - juridik shqiptar
Ilir Balili
Zeri i Amerikes

8. Struktura e botimit.

 

Nė botimin e Kanunit tė Labėrisė ėshtė parė e arsyeshme tė ndėrtohet njė strukturė e ndryshme nga ajo e Kanuneve tė tjerė, e bazuar nė kritere shkencore juridike.

Nė ndryshim nga ato qė pėrmbajnė jo vetėm norma tė sė drejtės zakonore, por edhe shumė doke, zakone e rregulla tė moralit, si dhe u kushtojnė vend tė veēantė institucioneve fetare (jo tė gjithė), ndonėse nuk kanė lidhje me tė drejtėn zakonore, struktura e Kanunit tė Labėrisė ėshtė ndėrtuar kryesisht mbi bazėn e normave tė sė drejtės zakonore, nė unitet me anėn etike-morale tė tyre.

Natyrisht, nuk pėrjashtohen edhe doke apo zakone qė kanė lidhje organike me normat e sė drejtės zakonore..

Kėshtu shpjegohet fakti qė Kanuni paraqitet i kodifikuar me kėrkesat e teknikės ligjore nė formėn e njė Kodi zakonor, duke ruajtur me besnikėri pėrmbajtjen e normave tė trashėguara, tė sistemuara sipas objektit tė marrėdhėnieve juridike qė rregullohen.

Kanuni ndahet nė X pjesė, me 50 krerė dhe 883 nene, sipas strukturės qė vijon:

Pjesa I. Norma tė pėrgjithshme (kuptimi, objekti, detyrat e qėllimi);

Pjesa II. Parimet kryesore; (liria, barazia, besa, nderi, mikpritja)

Pjesa III. Organizimi tokėsor e shoqėror nė njėsitė vetėqeverisėse; (mėhalla, fshati, krahina, organizmat e vetėqeverisjes vendore-Kėshilli i pleqve, Kuvendi, Gjyqi i pleqve)

Pjesa IV. Rendi shoqėror (familja, vėllazėria, farefisi, fejesa, martesa);

Pjesa V. Rendi ekonomik (prona, barra mbi pronėn e paluajtshme (servitutet), detyrimet, kontratat)

Pjesa VI. Faji (vepra penale) dhe dėnimi; (parimet, institutet kryesore, llojet e dėnimit)

Pjesa VII. Llojet e veprave penale; (kundėr personit, pasurisė etj)

Pjesa VIII. Hetimi dhe gjykimi i veprave penale; (provat, procedura)

Pjesa IX. Gjykimi i konflikteve civile (padia, procedura)

Pjesa X. Shkelja e rregullave tė vendosura (Kundėrvajtjet administrative)

Nė mbyllje jepet fjalorthi terminologjik dhe pėrmbajtja e lėndės.

 

 

9. Praktika kanunore

 

Shembujt nga praktika e zbatimit tė normave tė Kanunit, tė mbledhur nga gojėdhėna popullore, jepen nė formėn e shėnimeve nė lidhje tė ngushtė me zbatimin e neneve tė Kanunit, ndryshe nga kanunet e tjerė, qė e japin nė fund, si diēka mė vete. Kjo metodė ėshtė ndjekur me qėllim qė tė kėtė lidhje organike midis nenit dhe zbatimit tė tij nė praktikė, se kėshtu bėhet mė i kuptueshėm.

Gjatė diskutimit tė paraprojektit janė shfaqur mendime tė veēanta qė tė hiqet praktika kanunore, me arsyetimin se nuk ka shembuj nga tė gjithė fshatrat e Labėrisė.

Sipas mendimit tonė, praktika ėshtė e domosdoshme pėr tė ilustruar se si ėshtė zbatuar Kanuni. Ndryshe, pa kėta shembuj, nenet do tė mbeteshin diēka abstrakte. Veē asaj, shembujt qė jepen kanė karakter pėrgjithėsues pėr Labėrinė, pavarėsisht se nuk pėrfshihen tė gjithė fshatrat, se ato janė shumė dhe nuk ka qenė e mundur tė mblidheshin shembuj kudo.

Gjuha e pėrdorur nė kodifikimin e kanunit ėshtė gjuha letrare shqipe, pa pėrjashtuar disa shprehje koncize tė dialektit tė Labėrisė, qė janė shpjeguar nė fjalorthin terminologjik. Kjo bėhet me qėllim qė tė kuptohet mė mirė e mė lehtė pėrmbajtja e ēdo norme tė Kanunit.

Vėllimi i Kanunit tė Labėrisė, ėshtė deri diku mė i kufizuar se sa tė tjerėt, por nė pėrmbajtje u pėrgjigjet kėrkesave tė njė kodi zakonor nė bazė tė materialit tė grumbulluar nga tradita gojore labe. 

 

 

10. Konsulta para botimit

 

Me qėllim qė Kanuni tė plotėsohej, tė saktėsohej e tė sqarohej mė mirė pėrmbajtja e tij dhe tė pasqyronte sa mė mirė thesarin e kulturės sė popullit tė kėsaj treve, nė shtator tė vitit 2005, paraprojekti u shpėrnda nė mjaft kopje nė Tiranė e nė rrethe tė jugut pėr ta lexuar e bėrė propozime dhe vėrejtje.

Vėrejtjet e propozimet e tyre me karakter konstruktiv u pritėn me respekt nga autori dhe u pasqyruan nė tekstin e kanunit. Sigurisht, kjo nuk do tė thotė se nuk ka vend pėr vėrejtje, propozime e pėrmirėsime tė mėtejshme.

                                                                                                          A U T O R I

 

 

Enter supporting content here

lineee011.gif

Kanuni i Laberise