Kanuni i Labėrisė

Emertimi i Kanunit

Home
Prof. Dr. Ismet Elezi
Falendrim
Parathenie
Rendesia e botimit
Qellimi i botimit
Burimet e normave
Zhvillimi historik e kanunit
Mbledhja e normave te kanunit
Emertimi i Kanunit
Permbajtja e Kanunit
Struktura e botimit, praktika kanuore, konsulta para botimit
Dita e promovimit
Historia e sė drejtės penale
Zhvillimi historik i mendimit teorik - juridik shqiptar
Ilir Balili
Zeri i Amerikes

6. Emėrtimi  i Kanunit tė Labėrisė.

 

Prejardhja e termit “Kanun”siē dihet , ka ngjallur diskutime ndėrmjet autorėve tė ndryshėm shqiptarė. At Gjergj Fishta nė parathėnien dinjitoze tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit shprehet se “rrjedh nga greqishtja e vjetėr “Anon” qė u pėrhap edhe nė gjuhė tė tjera”.

Historiani Kriste Frashėri mendon se termi “kanun” ėshtė me origjinė bizantine, rrjedh nga “Kanon”.

Autorė tė tjerė thonė se nė Shqipėri ky term hyri nėpėrmjet turqishtes “kanun” e “Kanuname”.

Pavarėsisht se nga se rrjedh ky term e si u pėrhap nė Shqipėri ėshtė fakt i pamohueshėm se termi u pranua nė tė gjitha variantet  e kanuneve shqiptare deri nė Kosovė.

Termi “Kanonizma” ėshtė pėrdorur nė aktin e Komitetit tė Fshehtė tė Manastirit “Pėr lirinė e Shqipėrisė” tė themeluar nė vitin 1865.

Gjithashtu termi “Kanon” ėshtė pėrdorur nga qeveria e Vlorės ne aktin e quajtur “Kanoni i Zhurisė” (10 maj 1913). Ėshtė e vėrtetė se nė popull pėrdoreshin fjalėt “shart”, ²adet², “zakon” por edhe kėto janė me origjinė tė huaj e dallohen parimisht nga normat juridike tė sė drejtės zakonore.

Para botimit tė Kanunit tė Labėrisė  u shfaqėn mendime tė mos titullohej me termin kanun, por tė vihej: ”Zakonet juridike tė Labėrisė” ose “Pėrmbledhje zakonesh tė Labėrisė”.

Natyrisht, secili variant ka argumente pro dhe kundėr. Por gjithsesi autori, pas edhe konsultimesh me specialiste tė tjerė, pėrfundimisht mbėshteti variantin qė tė titullohet Kanuni i Labėrisė pėr kėto arsye kryesore:

Sė pari, derisa termi “Kanun” ėshtė njohur e pranuar nė Malėsitė e Veriut e deri nė Kosovė dhe nė aktet e Qeverisė sė Vlorės ėshtė disa herė mė shumė i pranueshėm edhe pėr Kanunin e Labėrisė, ku ndikimet e kulturės greke bizantine  e tė osmanėve turq kanė qenė mė tė ndjeshme .

Sė dyti, ruajtja e termit “kanun” tregon edhe pėr unitetin e sė drejtės zakonore tė shqiptarėve, pavarėsisht nga veēoritė e dallimet vendore tė tyre.

Sė treti, ėshtė teorikisht mė i bazuar termi kanun po tė kemi parasysh pėrmbajtjen e tij.

Kanuni paraqitet si tėrėsi e normave juridike, rregullave tė sjelljes, tė pashkruara, tė vendosura nė kohė tė ndryshme e tė pėrcjella nė traditėn gojore nga njėri brez tek tjetri dhe qė shėrbejnė pėr rregullimin e marrėdhėnieve juridike nė mes njerėzve, nė fusha tė ndryshme tė jetės, zbatimi i tė cilave sigurohet sipas traditės nga vetė bashkėsia e njėsisė sė vetėqeverisjes vendore, pa forcėn e shtetit.

Pranimi i titullit “Zakonet e Labėrisė” do tė nėnkuptonte qė tė pėrfshihen nė punim jo vetėm ato qė kanė karakter juridik, por tė gjitha zakonet pa pėrjashtim, ēka ndryshon krejtėsisht pėrmbajtjen e botimit dhe qėllimet e tij.

Pėrsa i takon emėrtimit ²e drejta dokesore², nuk e kemi parė tė arsyeshme ta pranojmė, sepse nė Labėri nuk njihet e nuk pėrdoret ky term. 

Sė fundi, me botimin  e “Kanunit tė Labėrisė” krijohen hapėsira tė gjera pėr studiuesit shqiptarė e tė huaj , qė tė bėjnė hulumtime e studime shkencore krahasuese me kanunet e tjerė se ēfarė kanė tė pėrbashkėt e ēfarė i dallon dhe tė nxjerrin nė dritė vlerat kulturore tė Labėrisė.

 

Enter supporting content here

lineee011.gif

Kanuni i Laberise