Make your own free website on Tripod.com

Kanuni i Labėrisė

Qellimi i botimit

Home
Prof. Dr. Ismet Elezi
Falendrim
Parathenie
Rendesia e botimit
Qellimi i botimit
Burimet e normave
Zhvillimi historik e kanunit
Mbledhja e normave te kanunit
Emertimi i Kanunit
Permbajtja e Kanunit
Struktura e botimit, praktika kanuore, konsulta para botimit
Dita e promovimit
Historia e sė drejtės penale
Zhvillimi historik i mendimit teorik - juridik shqiptar
Ilir Balili
Zeri i Amerikes

2.Qėllimi i botimit tė Kanunit tė Labėrisė

 

Nė botimin e Kanunit tė Labėrisė jemi nisur nga koncepti kryesor qė tė ruhen vlerat mė tė mira morale e kulturore tė trashėguara nga e kaluara dhe tė luftohen anėt negative, tė papajtueshme me parimet morale e juridike tė shoqėrisė demokratike shqiptare.

Sigurisht, nuk mund tė mohohet, qė edhe nė shoqėrinė e sotme labe ndeshen nė praktikė dukuri tė Kanunit, sidomos nė marrėdhėniet familjare e martesore, nė marrėdhėniet civile, tė detyrimeve e kontratave qė lidhen me mirėbesim, me gojė, kur duhen me shkrim e deri nė fushėn penale e procedurale, duke pėrjashtuar gjakmarrjen, e cila nė Labėri i pėrket sė kaluarės.

Nė kėtė kuptim normat e kanunit nuk mund tė studiohen vetėm nga kėndvėshtrimi historiko-etnologjik. Realiteti objektiv tregon se ndodhemi pėrpara dualizmit juridik. Nga njėra anė veprojnė ligjet e shtetit dhe nga ana tjetėr, veprojnė edhe norma tė kanunit, pavarėsisht nga sfera e kufizuar e marrėdhėnieve shoqėrore qė ato rregullojnė, sidomos nė veri. Pėr kėto arsye del nevoja tė pėrballemi me kėto norma e mendėsitė e sė kaluarės.

Veē asaj, e drejta zakonore njihet si burim i sė drejtės, derisa ajo vepron nė kėtė ose atė masė. Normat e sė drejtės zakonore janė mbledhur e kodifikuar nė kanun, por kanuni nuk ėshtė sanksionuar si ligj nga shteti.

Me civilizimin e shoqėrisė, me mbizotėrimin e moshės mesatare tė re tė popullsisė, me zgjerimin e emigracionit, me ndėrtimin e forcimin e shtetit tė sė drejtės, me zgjerimin e emancipimit nė mėnyrėn e jetesės e tė krejt marrėdhėnieve shoqėrore, me rritjen e nivelit arsimor e kulturor tė njerėzve, me zhvillimin e infrastrukturės e tė lidhjeve fshat-qytet etj, kėto dukuri negative shkojnė duke u pakėsuar, drejt zhdukjes sė plotė tė tyre, ndonėse ky ėshtė njė proces qė diku shpejtohet e diku ngadalėsohet.

Shqipėria nė kohėn e tanishme ėshtė republikė parlamentare, shtet unitar dhe i pandashėm, me njė Kushtetutė demokratike, me ligje bashkėkohore pėr rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore nė fusha tė ndryshme tė jetės, me njė sistem tė organizuar tė drejtėsisė, kėshtu qė janė krijuar kushte tė favorshme pėr realizimin e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut dhe nuk ka pse tė kthehemi prapa pėr zbatimin e Kanunit.

Mendimi dhe qėllimi  kryesor i botimit tė Kanunit janė jo vetėm nė planin etnik e kulturor, por edhe pėr tė kufizuar gradualisht zbatimin e tij nė praktikė, duke u dhėnė pėrparėsi ligjeve tė shtetit, qė pėrbėjnė bazėn dhe kufijtė e veprimtarisė sė tij.

Shqipėria sot aspiron e kėrkon qė nėpėrmjet reformave demokratike tė legjislacionit e tė sistemit tė drejtėsisė, tė integrohet nė Evropė. Prandaj konceptet dhe pėrpjekjet pėr tė bėrė reforma nė Kanune, janė arkaike, krejtėsisht tė papėrshtatshme e tė papranueshme pėr shoqėrinė dhe shtetin tonė tė sė drejtės.

Qėllimi tjetėr i botimit tė Kanunit tė Labėrisė, jo mė pak i rėndėsishėm, ėshtė dhe njohja e pėrmbajtjes sė tij nga opinioni publik e shkencor brenda vendit e studiuesit e huaj.

Kjo njohje bėhet e nevojshme, po tė mbahet parasysh fakti se pėr kėtė Kanun kanė filluar tė botohen shkrime tė pakta kryesisht nė gjysmėn e dytė tė shek.XX nga Marko Koroni, Eqerem Vlora, Riza Runa, Zenel Merjo, Agim Hila, Koēo Nova, Xhafer Majko, Bardhosh Gaēe, dr.Laver Stroka, Rahmi Memushi, Gazeta “Labėria” etj, tė cilėt kanė dhėnė ndihmė tė ēmuar.

 

Enter supporting content here

lineee011.gif

Kanuni i Laberise