Kanuni i Labėrisė

Ilir Balili

Home
Prof. Dr. Ismet Elezi
Falendrim
Parathenie
Rendesia e botimit
Qellimi i botimit
Burimet e normave
Zhvillimi historik e kanunit
Mbledhja e normave te kanunit
Emertimi i Kanunit
Permbajtja e Kanunit
Struktura e botimit, praktika kanuore, konsulta para botimit
Dita e promovimit
Historia e sė drejtės penale
Zhvillimi historik i mendimit teorik - juridik shqiptar
Ilir Balili
Zeri i Amerikes

Ilir Balili

Kanuni i Labėrisė ashtu si dhe Kanuni i Lekė Dukagjinit, Kanuni i Skėnderbeut janė dėshmi se popullsia e kėtyre trevave ku jetonin nuk jetonin nė anarki

Kohėve tė fundit, me daljen nė dritė tė librit “Kanuni i Labėrisė” dhe publikimin e kėsaj vepre tė veēantė, shkruar nga profesori i mirėnjohur Ismet Elezi, produkt i veprimtarisė sė tij teorike intensive pėr 6-7 dekada me radhė, dėshira, por, edhe rasti e solli tė njihesha sė afėrmi e tė qėndroja disa herė nė intervale kohe me autorin, ku mėsova edhe hollėsi, qė gjykoj se kanė vlerė publikimi mbi veprėn, autorin dhe jetėn e tij, jetė tė cilėn ai e kaloi me penė e libra nė duar, si nxėnės i zellshėm nė vazhdėn e rilindjes sonė mė tė ndritur kombėtare. Nė tė gjitha rastet qė pata fatin ta takoj, profesori i veshur me sqimė, me kapele republike, i menduar, fort i sjellshėm, korrekt e pa poza, fliste rrjedhshėm e plot kolor njohurish, nga shumė fusha tė shkencės. Dhe biseda me tė, tė bėnte pėr vete, pse ai kishte jetuar nė dy sistemet dhe pėrvoja e gjatė dhe studimet teorike nė perėndim (Itali) e lindje (Rusi), e kishin pajisur me pėrvoja tė ēuditshme, qė pak njerėz i kanė. Me raste e kam pėrmendur profesorin e ditur, pėr mesazhet e qarta patriotike qė ka pėrcjellė herė pas here nė median e shkruar, por e tillė ėshtė edhe vepra mė e re, por sigurisht jo e fundit, duke e ngritur diturinė shekullore tė njerėzimit nė kode juridike, siē ėshtė edhe vepra “Kanuni i Labėrisė”. Ėshtė me interes tė kujtojmė njė personalitet italian, qė pasi ishte njohur me librin nė fjalė, kishte thėnė: “Libėr tepėr interesant. Ēudi, ky ėshtė njė kontribut shumė i ēmuar pėr shtetin shqiptar, qė jep ky dijetar i fushės juridike”.
- Nuk ėshtė shumė i njohur Kanuni i Jugut, do tė konstatonte edhe vetė profesor Elezi, i cili nė tė vėrtetė, vuri rregulla arbitrimi nė periudha anarkie dhe dėfton njė shkallė tė caktuar qytetėrimi dhe respekti pėr tė drejtėn, dhe barazinė pėrpara tė drejtės zakonore dhe Zotit, sidoqė vendi ka qenė nėn kėrcėnim pushtimesh zinxhir, ashtu siē e solli historia pėr ne… Dhe vijoi:
- “Kam punuar qysh herėt, nė moshė fare tė re pėr kėtė libėr qė e veēoj nė gjithė krijimtarinė time, dėftonte nė biseda profesori, mjaft prej tė cilave janė botuar deri 10 herė. Dhe nxitės kryesor pėr kėtė veprimtari ka shėrbyer Tasini, im atė, i cili ka qenė qysh herėt kryetar komune. I mblodha me dėshirė, duke qėndruar nė shumė fshatra tė Labėrisė e sidomos nė pleqtė e njerėzit e ditur tė Kuēit, tė cilėt kishin njohuri tė plotė pėr kėto norma zakonore, qė kanė shėrbyer pėr rregullimin e marrėdhėnieve dhe funksionimin e jetės shoqėrore…”.
Me sa kuptova nė bisedat me profesorin, e kishte filluar punėn disa vjeēare, qysh nga studimet universitare nga Sant Petėrsburgu i Rusisė, ku u dallua dhe konsiderua “atliēnoj”, ndėr 3 studentėt mė tė shquar tė kohės, njė hebre, njė rus dhe ky shqiptar.
Nga mesi i shekullit tė kaluar, i sapokthyer nga studimet, i etur pėr fushėn e dijeve, duke ecur paralel me literaturėn e botuar juridike e mė gjerė, qė ishte me bollėk nė qarkullim, profesorit i lindi ideja, qė nuk do t’i ndahej pėr dekada, hulumtimit, sistemimit, seleksionimit e klasifikimit tė materialit tė grumbulluar e fakteve nga pėrvoja e lashtė shekullore e trevės e tė qeverimit tė saj e mė tej, me kodet e lashta zakonore. Mė vonė ai do t’i konturonte nė librin me titull “Kanuni i Labėrisė”, njė vėllim dinjitoz, duke realizuar njė shėrbim e kontribut me vlera historike e juridike tė pėrveēme. Nė njė periudhė tė gjatė kohe e sipas mundėsive reale, ai mbajti kontakt me trevėn objekt studimi, andej nga kishte rrėnjėt gjenetike. Kudo e sa herė qė shkoi ndėr vite nė tė tėra skajet, ai qėndroi me perioda kohe, ku takoi me dhjetėra e dhjetėra njerėz tė ditur, me shkollė, me pak shkollė, por me autoritet e me pėrvojė tė begatė, qė kishin njohuri tė plota nga jeta e gjallė, ē’ka e ndihmuan dhe e nxitėn mė tej frymėzimin e tij, pėr tė mėsuar e interpretuar mė tej kapitujt e librit dhe formatimin pėrfundimtar, deri nė ēastin e botimit. Por kurdoherė korrekt, profesori fisnik, nuk do tė harronte tė kujtonte me nderim tė posaēėm, etnografin e shquar prof. Rrok Zojsi, nderim i cili merrte trajta tė plota mirėnjohjeje, pėr ndihmėn e dhėnė e kontributin jashtėzakonisht tė dobishėm tė tij, sidomos nė fushėn e folklorit. Prof. Zojsi, do tė shprehej me vlerėsim autori- bėri disa ekspedita kėrkimore nė lumin e Vlorės, Kurveleshit dhe Rrėzomės sė Delvinės, i cili punoi gati si dikur At’ Shtjefen Gjecovi pėr veprėn e njohur tė Lek Dukagjinit nė veri, punė e cila mė ndihmoj mjaft pėr plotėsimin dhe kompletimin pėrfundimtar tė veprės. Ishte njė vepėr jo vetėm nėpėrmjet pėrvojės sė bibliotekave, por nė aspektin tjetėr tė njohur e tė rrahur mė pak, duke kaluar kėshtu nga praktika e soditja e gjallė, tek mendimi i sistemuar filozofik. Pasionant, por tepėr logjik, ai do tė thoshte:
- Edukata e kultura juridike ėshtė njė lloj letėrsie e ēuditshme mor djalė, por ajo nuk duron dot fjalė tė tepėrta, sidomos teknika juridike ėshtė e rreptė, formulimet sintezė janė natyrė e praktikė e njohur e kodeve juridike, tė cilat duhen tė jepen tė qarta, tė prera, pa komente. Me pak fjalė, ka njė teknikė tė veēantė dhe sigurisht ka eksperiencė pozitive qė nė lashtėsi. Edhe Kanuni i Labėrisė dhe ai i Veriut, i Lekės dhe i Kurbinit etj., tė vėnė nė mendime pėr pėrcaktimet precize. Pėr shembull, ndėr tė tjera:
“Gruaja, nuk vritet pėr gjak”.
“Gjaku, lahet me gjak” etj.
- E vėrtetė ėshtė, por do njė koment, – ndėrhyra dhe m’u kujtua njė ngjarje e dėftuar diku, me njė vatėr tė nxehtė me konflikte kur njė person tė dėnuar rėndė, nuk e vranė, por e varėn, pėr tė mos nxjerrė gjak.
Qeshi profesori dhe tha:
- Ligjet duhen njohur, kuptuar thellė e zbatuar pa lėkundje, se lajthitje praktika e jetės njeh jo pak. Ėshtė tepėr e nevojshme, qė nė kushtet e sotme tė njihet kjo traditė nga gjithė nivelet e juristėve e mė gjerė, tė cilėt duhet tė dinė psikologjinė e shkallėt e zhvillimit ekonomiko – shoqėror dhe traditat juridike, qė fillimisht ishin tė pashkruara (kanunet e ndryshme). Se ēfarė e kanė shtyrė profesor Ismet Elezin pėr tė shkruar kėtė vepėr, nuk ėshtė dhe aq e vėshtirė. Pa dyshim, nė kėtė iniciativė shkencore tek ai, kanė ndikuar plot faktorė etnokulturorė e historikė, por dhe zjarrmia e krijuesit, dashuria e krenaria pėr Labėrinė dhe kontributi i saj nėpėr shekuj pėr liri e pavarėsi kombėtare, pėr ruajtjen e identitetit deri pėr ēlirimin e Shqipėrisė 1939-1944, ishin faktor qė e nxitėn dhe e ftuan autorin, tė pėrkushtohet intensivisht, pėr mbledhjen,  pėrgatitjen dhe kodifikimin e Kanunit tė Labėrisė. Nė mėnyrė tė sistemuar e sintezė, mund tė themi edhe shqetėsimin e profesorit, qė i kishte merak pėr ta nėnvizuar.
a. – Kanuni i Labėrisė ka njė bazė reale dhe pėrbėn kulturėn juridike nė trevat tona, duke sjellė njė kontribut tė shquar. Troē. T’i dėftojmė botės sė sotme me fakte se, Jugu, Veriu dhe vise tė tjera tė Shqipėrisė unike, natyrale, kanė ruajtur nė shpinė tė rruzullit, nė hisen e tyre, tė diellit e qiellit dhe kanė ditur tė vetėqeverisen herėt, shumė herėt, shekujve prej lashtėsisė. Kjo ka shumė rėndėsi e nevojė tė kuptohet nė nivele tė gjera, sidomos nga brezat e rinj, se populli shqiptar sė shumti e kudo, ka rrėnjė tė hershme kulturore.
b. – Kanuni i Labėrisė ashtu si dhe Kanuni i Lekė Dukagjinit, Kanuni i Skėnderbeut dhe variantet e tyre lokale, janė dėshmi pėr t’u vlerėsuar, se popullsia e kėtyre trevave ku jetonin, vepronin e gėzonin jetėn, ashtu siē ishte koha, nuk jetonin nė anarki e nė arbitraritet, por e rregulluar sipas disa normave juridike, tė mishėruara nė tė drejtėn e tyre zakonore. Qėndresa nė shekuj dhe veprimi i sė drejtės zakonore ishte traseja bazė, pjesė pėrbėrėse e jetesės dhe qėndresės sė popullit shqiptar kundėr pushtuesve tė huaj periodikė pėr fatin tonė tė keq dhe ligjeve qė diktonin dhunshėm kėta okupatorė.
c. – Kanuni i Labėrisė, pėrmban nė thelb, nė formė dhe pėrmbajtje, rregulla tepėr tė qarta, pėr marrėdhėniet familjare, si bazė tė shoqėrisė pėr vetėqeverisje, mbrojtjen e pronės private, pėr mbrojtjen dhe sigurinė e jetės tė njeriut e tė krejt bashkėsisė fisnore. Gjithashtu kanuni, pėrcakton qartė e saktė dhėnien e drejtėsisė nėpėrmjet gjyqeve tė pleqve (pleqėsisė) dhe pėr procedurėn qė duhej tė respektohej gjatė procesit gjyqėsor.
ē. – Problem tjetėr tepėr i rėndėsishėm dhe i diskutueshėm mbetet sqarimi i origjinės sė Kanunit tė Labėrisė. Nė mungesė tė dokumenteve tė shkruara, qė ėshtė njė cen i njohur, mungesa e burimeve arkivore, ende shtrohen disa opsione pėr diskutim.
Vepra nė fjalė e profesor Elezit, ka tėrhequr vėmendjen e studiuesve shqiptarė por edhe tė huaj, tė cilėt kanė shfaqur interes me reagime vlerėsimesh.
Kėshtu historiani kosovar Jusuf Buxhovi, ka shprehur pikėpamjen se Kanuni tek Arbėrit, nė variantin e Labėrisė, tė Skėnderbeut dhe nė formėn si do ta ketė formuluar Justiniani i I-rė (shek. VI), ėshtė pjesė  e njė institucioni tė brendshėm juridik tė stėrgjyshėrve tė tyre Pellazgėve. (Kosovė – Prishtinė 2012 fq. 456-457).
Sipas traditės gojore tradicionale ku ėshtė mbėshtetur autori Elezi nė Kanunin e Labėrisė si gjithė kanunet e tjera tė viseve shqiptare (pavarėsisht nga emėrtimet – i Skėnderbet, Lek Dukagjinit etj.) e kanė burimin nė kulturėn popullore. Normat e tyre janė  formuluar e  vendosur nga pėrvoja e gjyqeve tė pleqve (ad hoc), burrat me zė e mendim tė shquar tė zakonit, kuvendet e burrave etj., tė diktuara nga nevojat e jetės njerėzore.
d. – Element tjetėr me rėndėsi nėnvizimi, ėshtė se, karakteristikat kryesore edhe tek “Kanunit tė Labėrisė”, janė tė pėrbashkėta me ato tė kanuneve tė Veriut tė Shqipėrisė. Tė tilla janė vlerat etiko-morale, si nderi, besa, miku (mikpritja), burrėria, barazia e gjakut, drejtėsia private (hakmarrja), ndėshkimi etj., qė pėrbėjnė edhe themelin e kėtyre kanuneve. Pėr kėto bashkėsi vlerash ka shkruar edhe studiuesi i njohur At Bernardin Pąlaj, nė vitin 1944. “Qysh nė kohėn iliro – thrake e deri nė ditėt tona, – shkruan ai, – kjo rraca jonė shqiptare qėndron e pashueme, nė ktė breg tė Adriatikut. Kėto do t’i dihet njatyne fiseve, qė qysh nė Hot e deri nė Sul, qysh nė Debėr e nė Labėri… gjuhėn e doket s’i harruen kurrė e brez pas brezi e mbajtėn gjallė”. (Nė studime e tekste juridike, Romė, 1944). Pra, duke  pranuar karakteristikat themelore tė pėrbashkėta tė kanuneve, tė cilat kanė njė shtrat tė pėrbashkėt, nuk mohohen veēoritė dhe dallimet midis tyre, siē janė dialektet e tė folmes sė gjuhės shqipe, kostumet, kėngėt, vallet, etj., tė ndryshme sigurisht nga njera zonė nė tjetrėn. Por, kėto veēori nė kanun, nuk prekėn aspak shkallėn e civilizimit, tė qytetėrimit tė popullit, nė trevat respektive tė atyre zonave malore qė ruajtėn vetėqeverisjen vendore. Mbi kėto hulumtime tė personaliteteve mė nė zė qė pėrmendėm, lidhur me veprėn mund tė nėnvizojmė, se “Kanuni i Labėrisė”, pėrfaqėson nė vetvete monumentin e kulturės juridike tė popullit tė asaj treve e mė gjerė. Prandaj, ai ruhet me tė drejtė, si njė thesar i kulturės shpirtėrore tė saj, ndėrsa sot ai qeveriset nė bazė tė Kushtetutės e ligjeve nė bazė e pėr zbatim tė saj, me synimet e frymėn e kohės, pėr t’u futur nė strukturat euroatlantike. Sigurisht, Kanuni nuk mund tė konceptohet si njė kod i kohės sė sotme, sepse ai pėrmban norma juridike tė tejkaluara, tė nevojshme nė etapa tė ndryshme tė zhvillimeve historike, norma tė pahedhura nė shkrime, por tė pėrcjella ndėr breza me traditėn gojore, pėr tė ardhur deri nė ditėt tona, siē erdhi edhe kėnga e fryma e shpirtit tė saj, ashtu si edhe historia nėpėrmjet kėngės e gjuhės shqipe. Siē dihet ato norma nė periudha tė ndryshme, kanė pėsuar shtesa, ndryshime tė vazhdueshme e periodike si Shartet e Idriz Sulit (shek. XVIII – XIX e fillimet e shek. XX). Nė kėtė kuadėr, mund tė themi se pėrveē vlerėsimeve tė bėra nga personalitete brenda e jashtė vendit tonė pėr botimin e kėtij libri, pėrbėn njė lajm tė gėzuar edhe njoftimi mė i fundit i profesorit austriak Karl Peres, drejtues i njė ekspedite kėrkimore-shkencore, i cili pasi ėshtė njohur me veprėn nė fjalė, ėshtė entuziazmuar sė tepėrmi duke i kėrkuar profesor Elezit leje pėr botimin e “Kanunit tė Labėrisė” nė Austri, tė cilin e kishte pėrkthyer nė gjermanisht. Duke shkruar pėr kėtė vepėr dinjitoze, nuk mund tė rrimė pa bėrė njė skicė ku i ka rrėnjėt gjenetike dijetari i shquar, i cili na nderon dhe i ngre supet e krenarisė Fterrės, Labėrisė e gjithė Shqipėrisė. Ėshtė fat i madh se pėrveē kėsaj vepre tė rėndė, profesori erudit ka dhėnė kontribute tė shquara sidomos nė zhvillimin e mendimit teorik juridik shqiptar, duke bėrė vend nė majat e diturisė juridike. Krijimtaria e tij ėshtė gati njė bibliotekė e tėrė me rreth 280 botime, ndėr tė cilat, 34 libra teorike nė fushėn e sė drejtės penale, 23 monografi, 10 tekste universitare, 11 libra si bashkautor etj. Ky dekan i pėrjetshėm i sė drejtės penale, ka vlerėsime tė larta nga plot universitete me zė si dhe nga institucione prestigjioze, si nga Londra, Roma, Prishtina, Tetova, Budapesti, Oslo e deri nė SHBA, ēka pėrbėn njė vlerėsim e krenari tė vėrtetė pėr autorin dhe shkencėn shqiptare. Edhe pse me njė barrė merita tė merituara, rekordesh tė larta, nuk i ka shterė energjitė, pėrsėri nuk resht sė punuari, pa zhurmė. Ai shpesh kthen mbamendjen prapa. Kujton fillimin e vėshtirė, luftėn pėr ēlirim, kur ai pėrkrah me bashkėkohėsit e rinisė sė tij, hodhėn firmėn e lirisė. Shumė i hėngri lufta me okupatorin dhe nuk e arritėn ēlirimin, megjithėse besuan e shpresuan me bindje pėr mirėsinė e Shqipėrisė, qė ishte nė zgrip tė greminės. Mendja e shpirti i kėtij dijetari tė pagjumė, ka shumė motive e arsye tė lindura por edhe tė kultivuara, qė e kanė shtyrė pėr vepra tė dobishme, sidomos sedrėn pėr tė lėnė gjurmė e dėshmi shkencore nė majat e hierarkisė sė dijeve, tė cilat sipas profesorit e kanė njė gurrė burimi. Punėn dhe vetėm punėn e pėrkushtuar, pėr tė mirėn, lirinė dhe progresin e njė shoqėrie disi me fat sakat, e herė tė fshehur, pėr njė sėrė rrethanash e faktorėsh qė i ka prekur e njohur historia jonė. Dijetari i shquar, nga mė tė pėrveēmit tė fushės juridike flet me pasionin e krijuesit dhe logjikėn e shkencėtarit dhe nuk ėshtė vėshtirė tė kuptoje nė biseda shqetėsimin e tij tė madh pėr gjendjen e pushtetit gjyqėsor, si ndėr shtyllat themelore tė shtetit tė sė drejtės. Nuk ja donte zemra, as ja pranonte arsyeja e dijetarit, se e gjithė ngrehina e sistemit tė drejtėsisė ėshtė prishur. Pėr tė kurrsesi nuk ėshtė e vėrtetė. Dhe kishte plot arsye e bazė historike nė bindjen e tij prej studiuesi me pėrvojė tė gjatė teorike e praktike, qė kur lindėn shteti e u krijua teoria e shtetit, atėherė kur u vunė rregullat e funksionimit tė tyre. Me zė tė ulėt por plot pasion. ku dukej njė re zemėrimi, foli: – Jo, drejtėsia s’ka vdekur, por segmente tė ndryshėm difektojnė, qė nuk ecėn si duhet procesi juridik zinxhir. Kėshtu,  po u prish drejtėsia s’ka shtet, fillon anarkia, arbitrariteti, drejtėsia  mbetet retorikė, lėngon. Tash gjėrat njihen, ka defekte plot, por pėr drejtėsinė duhet tė punojnė tė gjithė, hierarkia zyrtare, nga lart deri tek njėsitė ndihmėse nė bazė. Drejtėsia s’duhet sulmuar nga terrori e presioni politik… Jo, drejtėsia ende nuk ėshtė katandisur thur e shthur si Pėlhura e Penelopės. Sigurisht ka plot probleme shqetėsuese, por njihen e po luftohen nėn kujdesin e brezit tė ri dhe tė asistencės ndėrkombėtare… Drejtėsia do tė bėhet, nuk do t’i hapim udhėn pesimizmit, por punės e pėrpjekjeve serioze, tė pareshtura, frontale… Kishte tė drejtė. I qartė fare nė gjykime. E vėshtroja me admirim kėtė kapacitet tė shquar, qė kisha pranė e qė mė pranonte pėr miqėsi dhe tė bisedonte me mua si i barabartė, a thua se nuk do tė takohesha prapė me tė. Thellėsia e mendimeve, argumenti i analizės e sintezės dhe sidomos thjeshtėsia nė shtjellimin e fakteve, ishin ato cilėsi tė vyera, qė do t’i shkonte pėr shtat njė edukatori tė ndritur, i cili i njihte mirė ingranazhet e fshehta e mekanizmat e funksionimit tė shtetit, qė dinte defektet e pasojat qė shkaktojnė  modelet e sistemeve ekonomiko-shoqėrorė dhe ēelėsat e zgjidhjes. Kėto biseda unė pata guximin e i hodha me shkrim nė mėnyrė telegrafike nė prezencė tė tij. Duhet thėnė se nga pėrvoja e gjatė dhe kujdesi, fakti ėshtė se kjo figurė me kontribute, nuk u rrėmbye nga porositė e diktimet brutale apo tė natyrave tė tjera, qė ndesheshin rėndom, por me durimin e shkencėtarit, me arsye, fakte e argumente, arriti tė ruaj veten e tė mos prishė karakterin e tij e tė parimeve juridike  nė fushėn penale, administrative, e kėshtu me radhė, gjė qė nuk ishin fort tė lehta pėr kohėn. E gjithė veprimtaria e tij teorike nė fushėn e sė drejtės, mendoj se shėrben e do tė shėrbejė edhe nė tė ardhmen si trashėgimi, referencė e pėrvojė nė fushėn e jurisprudencės.

Marrė nga gazeta “Telegraf” e hėnė, 23 korrik 2012 



lineee011.gif

Kanuni i Laberise