Kanuni i Labėrisė

Mbledhja e normave te kanunit

Home
Prof. Dr. Ismet Elezi
Falendrim
Parathenie
Rendesia e botimit
Qellimi i botimit
Burimet e normave
Zhvillimi historik e kanunit
Mbledhja e normave te kanunit
Emertimi i Kanunit
Permbajtja e Kanunit
Struktura e botimit, praktika kanuore, konsulta para botimit
Dita e promovimit
Historia e sė drejtės penale
Zhvillimi historik i mendimit teorik - juridik shqiptar
Ilir Balili
Zeri i Amerikes

5. Mbledhja e normave tė Kanunit tė Labėrisė.

 

Mbledhja dhe studimi i kulturės shpirtėrore e materiale, i traditave dhe zakoneve, si dhe i normave tė sė drejtės zakonore kanė rėndėsi tė madhe pėr historinė e ēdo kombi.

Nė kėtė kuadėr edhe mbledhja e normave tė kanunit tė Labėrisė, krahas kanuneve tė tjerė shqiptarė, paraqet interes tė veēantė. Ky interes shprehet nė unitetin  e kulturės juridike mbarėkombėtare, pa mohuar veēoritė e dallimet vendore.

Historikisht nė Shqipėri, ėshtė mbledhur i pari Kanuni i Maleve, nė Gziq tė Mirditės, nga Shtjefėn Kostandin Gjeēovi nė fund tė shekullit XIX-tė dhe nė fillim  tė shek.XX-tė. Ai u botua pjesė pjesė nė “Hyllin e Dritės” (1913-1929) dhe mė 1933 u kodifikua  dhe u botua nga kleri franēeskan nė Shkodėr nė njė vepėr mė vete tė mbiquajtur Kanuni i Lekė Dukagjinit. Ky kanun ėshtė burimi i parė kryesor i sė drejtės zakonore shqiptare dhe ka tėrhequr vėmendjen e shumė studiuesve shqiptarė e tė huaj. Ai ėshtė pėrkthyere botuar nė gjuhėn italiane, angleze e ruse.

Vitet e fundit janė mbledhur e botuar edhe kanune tė tjerė si Kanuni i Skėnderbeut nga Dom Frano Ilia (1993), Kanuni i Lekė Dukagjinit sipas variantit tė Pukės (1997) dhe Kanuni i Lekė Dukagjinit sipas variantit tė Mirditės nga mbledhėsi i pasionuar dhe njohėsi kompetent Xhemal Meēi (1992),  Kanuni i Dibrės nga Xhafer Martini (2003). Kanuni i Lumės, mbledhur nga etnografi i njohur Shefqet Hoxha, Kanuni i Malėsisė sė Madhe e tė Malėsisė sė Lezhės mbledhur nga Fadil Mehmeti, Kanuni i Malėsisė sė Gjakovės dhe kanune tė tjerė lokalė si ai i Ēermenikės, Martaneshit, Bendės i mbledhur nga Haxhi Goci etj. Kanuni i Mirditės nga Pal Doēi, Pėrmbledhje sistematike e zakoneve juridike tė vjetra shqiptare nga Zef Benusi etj.  Kėtyre u shtohet dhe Kanuni i Labėrisė. Tė gjithė kėta variante sė bashku pėrbėjnė Kanunin Popullor mbarė shqiptar nga Labėria nė Veri tė Shqipėrisė e gjer nė Kosovė dhe nė trojet e tjera ku banojnė e jetojnė shqiptarė (Kanunet lokale tė mbledhur ndodhen nė arkivin e Institutit tė Kulturės Popullore). Materiali i mbledhur nė kėto Kanune ka qenė dhe mbetet objekt i studimi pėr mjaft autorė shqiptarė dhe tė huaj.

Copėzimi i sistemit feudal tė vendit ka qenė veēori tjetėr kryesore e sė drejtės zakonore, jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe nė shtete tė tjerė, si psh. nė Francėn feudale kanė vepruar rreth 300 sisteme tė sė drejtės zakonore lokale (coutumier) tė shkruara e tė pashkruara, tė cilat u mblodhėn nga Filip Bomahuer nė shek. XVIII. Ato u ndryshuan mė vonė me kodifikimin e sė drejtės nga Napoleon Bonaparti.

Mbledhja e normave tė kėtij kanuni filloi me nismėn e autorit dhe me vendimin e presidiumit tė ish Institutit tė Shkencave nė vitet 50-tė, kur u ngarkua sektori i Etnografisė i Institutit tė Folklorit (sot Instituti i Kulturės Popullore) i drejtuar nga etnografi i shquar prof. Rrok Zojzi i cili nė vitet 50-tė 60-tė tė shekullit tė kaluar bėri ekspedita nė disa zona tė Labėrisė dhe kreu njė punė tė madhe e me ndėrgjegje tė lartė pėr mbledhjen e materialit folklorik etnografik nga gojėdhėna popullore labe.. Ndonėse prof. Rroku nuk jeton mė, emri dhe kontributi i tij do pėrkujtohen me respekt e mirėnjohje.[1]

Pasi u njoha me materialin konstatova se ishte e domosdoshme qė, krahas atij folklorik e etnografik, tė vazhdohej puna pėr mbledhjen e materialit normativ. Pėr kėtė qėllim, nė vitet 70-80 i kushtova rėndėsi tė dorės sė parė mbledhjes sė normave tė sė drejtės zakonore nė Kurvelesh, qė ende ruheshin nė traditėn gojore tė popullit.

Kanuni pėrmban nė pjesėn mė tė madhe normat e sė drejtės zakonore tė shekujve XVIII-XX, pa pėrjashtuar edhe norma mė tė hershme.

Pėr mbledhjen e materialit burimor tė Kanunit janė pėrdorur metoda tė ndryshme si ajo e anketimit individual me burra zakoni tė njohur, metoda e pyetėsorėve nėpėr disa fshatra me persona tė ditur, mėsues e intelektualė tė tjerė, metoda krahasuese e materialeve tė mbledhura nė fshatra tė zonave tė ndryshme.

Evidentimi dhe krahasimi i normave tė grumbulluara krijuan mundėsinė qė tė pėrcaktohen karakteristikat kryesore tė pėrbashkėta tė Kanunit tė Labėrisė dhe tė verifikohet pėrafėrsia e saktėsisė sė kėtyre normave. Fakti qė ato nė pėrgjithėsi harmonizohen me njėra tjetrėn, se tregimet e pleqve tė zonave tė ndryshme janė tė ngjashme nė pėrmbajtje,  tregon pėr besueshmėrinė e burimeve  dhe identitetin e normave tė Kanunit tė Labėrisė.

Sigurisht, derisa nuk kemi burime arkivore tė shkruara, nuk mund tė pėrjashtohen dukuritė e subjektivizmit apo  tė “modernizimit” tė kėsaj ose asaj norme. Nuk mund tė mohohen edhe gjurmėt e kohės nė tė cilėn janė mbledhur kėto norma.

Nė rast se normat e Kanunit tė Labėrisė do tė ishin mbledhur  e kodifikuar tė paktėn 80-90-tė  vjet mė parė si ato tė Kanunit tė Lekės, nuk ka dyshim qė do tė ishin mė tė plota e mė tė sakta, se sa nė variantin e paraqitur. Shumė burra  zakoni njohės, interpretues e zbatues tė Kanunit tė Labėrisė tani nuk jetojnė mė, ose edhe ata qė mund tė mbijetojnė janė shpėrndarė nėpėr qytete ose nuk dihet se ku banojnė.

Autori ėshtė plotėsisht i vetėdijshėm se Kanuni nuk ėshtė e nuk mund tė jetė i plotė e gjithėpėrfshirės, derisa jo pak gjurmė tė sė kaluarės janė zhdukur. Thesari i kulturės popullore ėshtė i paarritshėm, por, siē thotė populli, ”mė mirė pak, se sa hiē”.

 



[1] Materiali i mbledhur nga etnografi prof. Rrok Zojzi ndodhet nė Arkivin e Institutit tė Kulturės Popullore

Enter supporting content here

lineee011.gif

Kanuni i Laberise