Kanuni i Labėrisė

Dita e promovimit

Home
Prof. Dr. Ismet Elezi
Falendrim
Parathenie
Rendesia e botimit
Qellimi i botimit
Burimet e normave
Zhvillimi historik e kanunit
Mbledhja e normave te kanunit
Emertimi i Kanunit
Permbajtja e Kanunit
Struktura e botimit, praktika kanuore, konsulta para botimit
Dita e promovimit
Historia e sė drejtės penale
Zhvillimi historik i mendimit teorik - juridik shqiptar
Ilir Balili
Zeri i Amerikes

Nė ditėn e promovimit tė librit:

kanunipromovimi.jpg
Dr. Prof. Ismet Elezi, Dr. Prot. Niazi Jaho, Dr. Prof. Muzafer Korkuti

Nga Prof. Dr. Muzafer KORKUTI

Vlerė kapitale

Ne promovimin e librit tė Profesor Ismet Elezit


Ėshtė kėnaqėsi tė marrėsh pjesė nė njė promovim libri. Por sot, kėnaqėsia ėshtė e shumėfishtė, sepse tė gjithė, miq, dashamirės e kolegė, jemi kėtu pėr tė promovuar veprėn “KANUNI I LABĖRISĖ”, tė profesorit tė shquar, tė Fterrės, tė Kurveleshit, tė Labėrisė dhe tė Shqipėrisė e mbarė trojeve shqiptare, tė njohur e tė vlerėsuar edhe nga opinioni shkencor ndėrkombėtar.
Ismeti ynė-studiues i shkėlqyer nė Liceun e Tiranės, nė Universitetin e Bolonjės dhe nė Universitetin e Leningradit. Njėherazi, pedagog model i mėsimdhėnies nė Institutet e Lartė, dhe nė Universitetin e Tiranės pėr 54 vjet rresht. Gjithashtu, udhėheqės i diplomave e doktoraturave tė qindra Juristėve. Ėshtė autor i disa teksteve universitare dhe i disa dhjetėra artikujve shkencor, botuar brenda e jashtė vendit. Dhe nė 10 vitet e fundit, ka botuar disa monografi, siē janė: E drejta zakonore e Labėrisė, 1994, Zhvillimi i legjislacionit penal nė Shqipėri 1997, Mendimi juridik shqiptar, 1999, dhe Kujtime nga Kosova, 2005.
Tashmė, prezantohet para publikut shkencor me veprėn “KANUNI I LABĖRISĖ”, njė vepėr voluminoze, jo nga numri i faqeve, por nga puna disa vjeēare e autorit, pėr tė mbledhur, sistemuar, qėmtuar dhe, mbi tė gjitha, pėr tė kodifikuar thesarin e tė Drejtės zakonore tė Labėrisė.
Vlerėn shkencore tė “Kanunit tė Labėrisė” tė prof. Elezit, do ta shikoja nė dy aspekte, dy drejtime themelore.
Sė pari. Kanuni i Labėrisė, nė formėn qė na paraqitet sot, i plotė dhe i kodifikuar, ėshtė njė burim arkivor i skeduar me kritere shkencore, pėr studiuesit e shumė fushave, e nė radhė tė parė pėr studiuesit e sė drejtės zakonore nė mbarė trojet shqiptare, por edhe pėr historianė, etnologė e sociologė.
Sė dyti. Parathėnia ėshtė njė studim i thelluar e me shumė vlerė: Ēėshtjet qė trajtohen si: Burimet, Zhvillimi historik i Kanunit, Ngjasimet e dallimet me Kanunin e Lekės e Kanunin e Skėnderbeut, janė fondamentale pėr tė kuptuar, interpretuar e vlerėsuar, rolin historik qė kjo tėrėsi dokesh e zakonesh, ka luajtur nė jetėn shumėshekullore tė banorėve tė Labėrisė.
* * *
Me kėtė STUDIM-PARATHĖNIE, autori ka lėnė shumė pak vend pėr komente e vlerėsime. Nė secilėn nga ēėshtjet e parashtruara nė parathėnie, vlen tė ndalesh veēmas, nė, Zhvillimi historik i Kanunit, ku Prof. Ismeti, i ka trajtuar ato nė evolucionin e tyre historik, nė pėrputhje me ndryshimet ekonomiko-shoqėrore.
Profesor Elezi, na jep konkluzionin se, E drejta zakonore ėshtė formuar e kristalizuar para pushtimit osman. Njėherazi, dalin tė qarta ndryshimet qė ndodhėn me vendosjen e administratės osmane, Sheriati, dhe futja e elementeve tė ekonomisė kapitaliste.
Duke e parė nė vėshtrimin historik, del se kjo vepėr ka vlerė sepse nė tė evidentohen ndryshimet e krijimi i MIKROZONAVE, nė zbatimin e tė drejtės zakonore, si nė: Kurveleshi-Lumi i Vlorės- Bregu i detit. Jep ndryshime tė dukshme qė ka nė zonat rreth qyteteve,Vlorė-Gjirokastėr-Sarandė. Madje, edhe nė zona mė tė thella u futėn elemente tė reja tė tė drejtės zakonore.
Futja e elementeve tė reja, ndryshimeve nė pėrshtatje me kushtet historike tė kohės, ėshtė njė tregues nė tėrė zhvillimin historik tė Labėrisė.
Duke pėrfunduar dėshiroj tė theksoj se:
-Krahina e Labėrisė ka kufijtė e saj historiko-gjeografik, por ndryshon shumė nga krahinat e tjera tė Shqipėrisė, tė cilat kufizohen nga male ose lugina qė mbyllen nga qafa malesh.
Ndėrsa, Labėria ka nė qendėr masivin malor tė Kurveleshit, duke qenė nė tė gjitha anėt i hapur. Kėta kufij janė afėrsisht qytetet: Vlorė-Sarandė-Gjirokastėr-Tepelenė, (nė kohė paqe e hapur, e nė kohė lufte kala). Kėtė mėvetėsi e ka ruajtur nė tė gjitha kohėt.
Dhe “Kanuni i Labėrisė”, i prof. I. Elezit, ėshtė njė dėshmi e tėrėsisė territoriale, kulturore, shpirtėrore, kanunore e Labėrisė. Njėherazi, ky Kanun, tregon se ėshtė njė monument i kulturės shpirtėrore tė bashkėsisė labe, qė i ngjan njė kalaje qindravjeēare tė Jugut, ndėrtuar gur mbi gur, si monument i kulturės materiale. Dhe, tė dyja bashkė, nė unitet tė pandarė, janė pjesė pėrbėrėse e kulturės sė kombit shqiptar”.
Ju uroj, i dashur Ismet, shėndet e jetė, dhe vepra tė tjera.



Enter supporting content here

lineee011.gif

Kanuni i Laberise