Make your own free website on Tripod.com

Kanuni i Labėrisė

Home
Prof. Dr. Ismet Elezi
Falendrim
Parathenie
Rendesia e botimit
Qellimi i botimit
Burimet e normave
Zhvillimi historik e kanunit
Mbledhja e normave te kanunit
Emertimi i Kanunit
Permbajtja e Kanunit
Struktura e botimit, praktika kanuore, konsulta para botimit
Dita e promovimit
Historia e sė drejtės penale
Zhvillimi historik i mendimit teorik - juridik shqiptar
Ilir Balili
Zeri i Amerikes

Mirė se erdhėt nė web site!


“KANUNI I LABĖRISĖ”

Kodifikuar e pėrgatitur pėr  botim nga

Prof. Dr. ISMET ELEZI

kanuniinternet.jpg
Kopertina e librit

ismet32.jpg
Prof. Dr. Ismet Elezi

 

Prof. Dr. Ismet Tahsin ELEZI  ( 5 prill 1920 )

 

Profesor, Doktor i Shkencave, drejtues i lartė nė administratė, jurist.

 

Ismet Elezi ka lindur nė fshatin Fterrė (Sarandė) mė 5.4.1920 nga njė familje patriotike. Babai i tij Tahsin Elezi ka qenė pjesėmarrės aktiv nė Luftėn e Vlorės (1920), nė Organizatėn “Bashkimi“ dhe pjesėmarrės i lėvizjes fanoliste tė qershorit 1924, shkak pėr tė cilin u internua nga regjimi monarkist i Zogut. Ėshtė pėrkujtuar me certifikatėn e mirėnjohjes nga Kėshilli komunal i Lukovės (Sarandė).

Mėsimet e para i mori nė vendlindje. Nė vitin 1942 kreu Liceun e Tiranės dhe po atė vit fitoi konkursin dhe shkoi nė Firence (Itali), ku filloi studimet nė Fakultetin e Letėrsi-Filozofisė. Pas kthimit nė Shqipėri, nė korrik tė vitit 1943 merr pjesė nė Lėvizjen Nacionalēlirimtare me rininė antifashiste, deri nė ēlirimin e plotė tė Shqipėrisė. Pas ēlirimit, nė prill tė vitit 1945 u caktua tė punonte nė sektorin e propagandės tė Rinisė Antifashiste tė Shqipėrisė (BRASH) deri nė shtator 1946.

Nė tetor 1946 deri nė korrik 1951 kreu studimet universitare nė Fakultetin e Drejtėsisė tė Universitetit tė Leningradit (Petersburg) ku u diplomua jurist me diplomė tė shkėlqyer. Pas krijimit tė Universitetit tė Tiranės, nė periudhėn 1957 – dhjetor 1960, nėn udhėheqjen e profesiorit me famė botėrore Mihail Shargorodski, kreu studimet pasuniversitare pėr marrjen e gradės shkencore (1961) dhe nė vitin 1972 mori titullin “profesor“. Gjatė viteve ka kryer funksione shtetėrore: Prokuror Kasacioni para Gjykatės sė Lartė  (1951-1955), Sekretar Shkencor i Institutit tė Shkencave (1955-1957), Sekretar Shkencor i Universitetit qė nga krijimi i tij (1957-1966). Nga viti 1966 deri nė vitin 1985, ka kryer detyrėn e Kryetarit tė Byrosė Juridike nė Kėshillin e Ministrave.

Nė fushėn pedagogjike, veprimtarinė si pedagog i jashtėm e filloi nė vitin akademik 1952 – 1953 nė Fakultetin Ekonomik, ku zhvilloi lėndėn “Bazat e shtetit e tė sė drejtės”. Nga viti 1957 – 1995 nė Fakultetin e Drejtėsisė ka dhėnė lėndėn e sė drejtės penale (pjesa e posaēme), si dhe mė pas lėndėt e kriminologjisė dhe tė politikės penale.

Ka zhvilluar ligjėrata nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės, nė Shkollėn e Magjistraturės, nė Universitetin Justiniani I dhe Universitetin Wisdom.

Nė fushėn e botimeve shkencore, ėshtė autor i mbi 280 botimeve, nga tė cilat 34 libra, monografi, tekste universitare dhe artikuj shkencorė. Veprimtaria shkencore ėshtė zhvilluar sidomos nė dy fusha kryesore: nė tė drejtėn penale dhe nė tė drejtėn zakonore. Ndėr botimet kryesore: “E drejta Penale (Pjesa e Posaēme) (botuar dhjetė herė), monografitė “Mbrojtja juridike penale e jetės sė njeriut nė Shqipėri, “E drejta zakonore penale e shqiptarėve“, vlerėsuar me ēmimin e Republikės sė shkallės sė dytė, E drejta zakonore e Labėrisė, Zhvillimi i legjislacionit penal, Kanuni i Labėrisė, Mendimi juridik shqiptar etj.

Ka qenė bashkautor nė 12 botime testesh e monografish. Ka mbajtur referate e kumtesa nė konferenca kombėtare e ndėrkombėtare.

Ka dhėnė ndihmesė nė hartimin e legjislacionit penal shqiptar.

Nė vitin 1998, Qendra Ndėrkombėtare e Biografive nė Kembrixh (Angli) e ka shpallur “Njeriu Ndėrkombėtar nė Shkencė“.

Nė vitin 2011 “Association International de droit penal“ me qendėr nė Francė, e ka shpallur “President nderi tė grupit kombėtar shqiptar“.

Nė veprimtarinė shkencore ka qėnė dhe anėtar i Bordit tė fondacionit “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrėveshjeve”; aktivist i Shoqatės Kulturore atdhetare “Labėria“; anėtar i bordit tė disa revistave shkencore. Mban statusin e veteranit.

kopertinat-kopertinat640.jpg
Veprat kryesore te botuara

lineee027.gif

Numri i shikuesve:

Kush dėshiron tė njihet me pėrmbajtjen e Kanunit ai ėshtė nė qarkullim nė librari dhe ēmimi i tij ėshtė 1000 lekė copa.

Interviste ne radion "Zeri i Amerikes" 15 korrik 2012

lineee011.gif

ismetkopertina.jpg
Kopertina e librit

E DREJTA  PENALE

 

Pjesa e  Posaēme

 

Tiranė  2009

 

Azhurnuar  e plotėsuar  me shtesat e ndryshimet e bėra me Reformėn Ligjore tė viteve  2001, 2003, 2004, 2007 e 2008  (640 Faqe).Ky libėr u shėrben studentėve tė drejtėsisė, masterave, prokurorėve, gjyqtarėve, avokatėve dhe gjithė  juristėve tė tjerė.

 

Nė fund tė vitit 2009 doli nga shtypi dhe ėshtė vėnė nė qarkullim libri:

 

E DREJTA  PENALE (Pjesa e  Posaēme)

 

me autor Prof. Dr. Ismet  Elezi.

 

Libri ėshtė rezultat i veprimtarisė  pedagogjike mė se pesėdhjetė vjeēare.

 

Pėrmbajtja e librit pėrbėhet nga 11 krerė, ku trajtohen nga ana teorike figurat e veprave penale tė Kodit Penal.

Analiza e ēdo figure bėhet nė pajtim me parimet kushtetuese, tė konventave ndėrkombėtare tė ratifikuara nga shteti shqiptar, tė rekomandimeve tė  Kėshillit  te Evropės dhe parimeve tė sė drejtės penale ndėrkombėtare.

Mbi kėto baza shpjegohen krimet  kundėr njerėzimit, personit, pasurisė dhe nė sferėn ekonomike, mjedisit, pavarėsisė dhe rendit kushtetues, shteteve tė huaja, veprat me qėllime terroriste, autoritetit tė shtetit, drejtėsisė, zgjedhjeve e sistemit demokratik, si dhe veprat penale tė kryera nga organizata kriminale.

Nė shpjegimin teorik tė figurave tė veprave penale ėshtė realizuar lidhja organike me praktikėn gjyqėsore, veēanėrisht tė Gjykatės sė Lartė.

Nė libėr pasqyrohen teoritė e pikėpamjet e autorėve tė huaj dhe mbahet qėndrim nga autori ndaj tyre.

Fjala e Prof. Dr. Ismet Elezi ne promovimin e librit

 

Tė nderuar e tė dashur miq,

 

Mė lejoni qė nė fillim tė falenderoj nga zemra mikun tim tė dashur prof.as.dr. Maksim Haxhia, i cili pati mirėsinė e sponsorizoi botimin e librit qė paraqitet sot.

Falenderoj Shtėpinė Botuese Erik dhe drejtoreshėn e saj, znj. Dėshira Shehu, pėr organizimin e paraqitjes sė librit para jush.

Ju faleminderit shumė tė gjithė juve, qė na ndruat me pjesėmarrjen tuaj nė kėtė takim.

U shpreh falenderime tė sinqerta miqve tė mi qė folėn dhe vlerėsuan librin kushtuar kulturės juridike tė kombit shqiptar.

Shumė vjet mė parė jam njohur me njė shprehje tė mendimtarit tė shquar romak Seneka, i cili porosiste: “Duaje vendin tėnd, jo se ėshtė i madh, por sepse ėshtė vendi yt”.

Mu krijua pėrshtypja sikur kėto fjalė na ishin drjtuar posaēėrisht neve shqiptarėve qė ta duam vendin tonė, Shqipėrinė tonė tė vogėl. Nisur nga ky motiv kryesor dhe, duke patur parasysh edhe fjalėt e Napolon Bonapartit se: “Do ishte mė mirė tė mos kishe jetuar, se sa tė mos kishe lėnė gjurmė tė ekzistencės tėnde”, sėbashku me mbesėn time Elėn, pėrgatitėm kėtė botim.

Ne jemi autorė tė librit, por aktorėt e vėrtetė tė tij janė autorėt e veprave tė botuara.

Qėllimi kryesor i kėtij botimi ėshtė tė evidentojė e tė bėjė tė njohura nė pragun e 100 vjetorit tė pavarėsisė, arritjet e mendimit teoriko – juridik nė Shqipėri e nė Kosovė nė tė gjitha degėt e sė drejtės. Kjo paraqitje bėn tė mundur pėr njė perceptim tė drejtė tė nivelit tė kulturės juridike tė kombit shqiptar brenda vendit si dhe nga tė huajt.

Sigurisht, nė mungesė tė tė gjitha burimeve, ne nuk kemi mundur tė jepim tė plotė e tė pėrkryer atė ēka dėshironim. Megjithatė u jemi referuar rreth 600 botimeve dhe 200 autorėve nė Shqipėri e nė Kosovė.

Problemi i parė qė na dilte ishte se nga cila periudhė historiku duhej filluar, duke patur parasysh se burimet e sė drejtės sė shkruar tė gjetura deri tani janė statutet e Shkodrės (fillimet e shek.XIV), por qė nuk kemi trashėguar vepra shkencore tė tjera tė botuara. Pėr kėto arsye u detyruam t’u referohemi vepravve tė rilindėsve tanė, patriotė tė flaktė dhe mendimtarė tė shquar, me kontribute tė rėndėsishme edhe nė fushėn e drejtėsisė. Idetė e tyre pėrparimtare pėr shtetin e tė drejtėn, organizimin shtetėror, gjykatat, shkaqet e kriminalitetit etj. janė gurė tė ēmuar nė mendimin juridik shqiptar.

Ideologu dhe filozofi Sami Frashėri shkruante: “Dy gjėra duhen nė kėtė jetė: e drejta dhe fuqia. E drejta pa fuqi (lexo shteti), si dhe fuqia pa tė drejtė ėshtė njė krah i vetėm”. (lexo shteti i sė drejtės).

Jani Vreto thoshte: “Shteti dhe e drejta kanė lindur si fryt i marrėveshjes midis njerėzve”. (Ka parasysh kontratėn shoqėrore tė Rusoit).

Pashko Vasa kėrkonte “njė administratė bashkimtare me ligje baraz pėr tė gjithė dhe nė zbatimin e tyre”.

Zef Jubani kritikonte gjykatat dhe gjyqtarėt qė nuk dinin “as me shkrue as me kėndue ligjet” dhe kėrkonte gjykata e gjyqtarė tė rinj tė shkolluar.

Naum Veqilharxhi, ideologu i parė i Rilindjes Kombėtare, iluminist, shkruante: “Njerėzit qė i sjellin dėm Shqipėrisė – si gėnjeshtarėt, batakēinjtė, vjedhatarėt, duke kuptuar keq fjalėn interes, pėrdorin ēdo mjet pėr tė shtuar dhe pėr tė grumbulluar argjend dhe ar”.

Kėtyre mendimtarėve tė mėdhenj iu bashkuan edhe Andon Zako Ēajupi, Hasan Prishtina, Koēi Bej (Mustafa bej Korēari), tė cilin turkologėt e huaj e quanin Monteskienė e Turqisė dhe memorandumin e tij “Carta magna”, Vreto etj.

Njohja me kėto thesare tė kulturės e tė mendimit teoriko – juridik na rrit krenarinė kombėtare dhe na detyron tė thellojmė mė tej hulumtimet shkencore.

2. Nė periudhėn pas krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar (28 nėntor 1912), e veēanėrisht pas Kongresit tė Lushnjės (1920) deri 1939, mendimi teoriko – juridik mori njė zhvillim tė ri me orientim krejtėsisht perėndimor. Pėr kėtė dėshmojnė filimet qė nga Kanuni i Zhurisė (1913), Kanuni i Pėrtashėm i Administratės Civile tė Shqipėrisė, pėr tė cilat kanė merita historike Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Pertef Poga etj.

Nė fushėn e botimeve tė veprave shkencore shquheshin av. Stavri Vinjau me librin “E drejta kushtetuese”, NIkolla Dhimitėr Mole me veprėn “Konstitucionalizmi”, Kristo Floqi nė tė drejtėn administrative, Baltazar benusi nė tė drejtėn civile, Niko Cico nė tė drejtėn familjare, Terenc Toēi nė tė drejtėn penale.

Me vlera teorike janė edhe artikujt e Agjah Libohovės, tė Muzafer Pipės, Veiz Jahos, Abdyl Kuēit etj.

Kontribut tė rėndėsishėm kanė dhėnė edhe anėtarėt e Gjykatės sė Diktimit Thoma Orollogai, Neki Delvina etj.

3. Nė mendimin teoriko – juridik tė periudhės (1945 – 1990), nė shtetin totalitar mbizotėronte politizimi e ideologjizimi i shkencve juridike si nė tė gjitha shkencat e tjera shoqėrore.

Megjithatė, me krijimin e Fakultetit tė Drejtėsisė (1957), u aktivizuan juristėt mė tė njohur si pedagogė, qė pėrfaqėsonin kultura tė shkollave perėndimore e lindore. Kjo gjendje favorizoi qė nė botimet e degėve tė ndryshme tė sė drejtės, tė gjenin pasqyrim edhe ide e teori klasike pėr ligjshmėrinė, pėr konceptin universal tė drejtėsisė etj, pavarėsisht se nė zbatimin nė praktikė pati shkelje brutale tė ligjeve dhe nė dhėnien e drejtėsisė.

Ndėr botimet me vlera teorike mund tė pėrmenden ato tė prof. Nathanailit, Sallabandės, Ēevit, Meksit, Gjikės, Lamanit, av. Emin Tedeskinit, Zef Benusi etj.

Nė kėtė periudhė del nė skenėn e botimeve brezi ynė i pėrfaqėsuar nga Luan Omari, Arben Puto, Niazi Jaho, Paskal Haxhi, Dhimo Dhima, Feti Gjilani, Skėnder Begeja, Fatmir tartale etj. me botime tė veprave me vlerė teorike nė degė tė ndryshme tė sė drejtės.

Kėta dy breza pėrgatėtin brezin pasardhės qė filloi tė botonte para viteve 90-tė e vazhdoi veprimtarinė gjatė pluralizmit politik deri nė ditėt tona. Ndėr kėta studiues e botues janė dalluar Aleks Luarasi, Maksim Haxhia, Kudret Ēela, Skėnder Kaēupi. Zef Brozi, Kristaq Traja, Vasilika Hysi, Aurela Anastasi, Marjana Semini, Arta Mandro, Shefqet Muēi e plot tė tjerė. Nė themel tė botimeve tė tyre qėndronin idetė pėr shtetin e sė drejtės dhe tė drejtt e liritė e njeriut.

Ky proces zhvillimi i mendimit teoriko juridik u shfaq edhe nė Kosovė, veēanėrisht me ēeljen e Fakultetit Juridik, ku punuan e botuan figura tė shquara tė shkencės si: Zajmi, Staliveci, Gruda, Hoxha, Nushi, Islami, Sejdiu, Pupovci, Statovci, Latifi, Sadikaj, me pasuesit e tyre: Halili, Salihu, Ukaj, Murati, Bajgora etj.

Nė libėr, krahas arritjeve nė zhvillimin e mendimit teoriko – juridik nė Shqipėri e nė Kosovė, janė parashtruar edhe disa konkluzione e opinione pėr problemet e sfidat e mėdha qė dalin pėrpara.

Nė plan tė parė shtrohet detyra qė shkencat tona juridike tė orientohen drejt atyre perėndimore, pėr tė njohur tė rejat dhe pėr tė arritur standartet europiane, duke ruajtur identitetin kombėtar shqiptar.

Problemi kryesor ėshtė qė mendimi teoriko – juridik tė lozė rolin qė i takon nė realizimin e reformave nė drejtėsi, me qėllim qė tė plotėsohet kėrkesa pėr njė drejtėsi dinjitoze nė shtetin e sė drejtės, e cila tė gėzojė besimin e popullit dhe t’u pėrgjigjet kėrkesave pėr integrimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Europian.

Brezit tė ri tė juristėve dhe atyre qė janė duke u pėrgatitur brenda dhe jashtė vendit u takon misioni fisnik pėr ta ngritur mė lart nivelin e mendimit teoriko – juridik.

 

                                                                 Ju faleminderit

 

                                                              Ismet Elezi

kop240-historia.jpg

kop240-zhvillimi.jpg

ismeti-promovimi1.jpg
Gjate promovimit te librit, nentor 2011

ismeti-promovimi3.jpg
Gjate promovimit te librit, nentor 2011

ismeti-promovimi2.jpg
Gjate promovimit te librit, nentor 2011

Juve mund te kontaktoni nepermjet telefonit me nr. +355 4 222 7223
 
ose ne e mail:

lineee011.gif

Kanuni i Laberise